Rama: Lirak Bejko u vetëdogj
se qeveria nuk e dëgjoi

Rama: Lirak Bejko u vetëdogj <br />se qeveria nuk e dëgjoi
TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama duke folur sot në Sheraton theksoi se ish-i burgosur Lirak Bejko i vuri flakën vetes sepse iu dorëzuar qeverisë dhe nuk e dëgjoi askush.

“Para pak kohësh ne përjetuam një tragjedi shumë të madhe, vdiq një njeri i vuajtur dhe i pafajshëm që i vuri flakën vetës. Ajo çka e bën këtë tragjedi të pashlyeshme është se ai njeri i vuri flakën vetes pasi nuk e dëgjoi askush. I vuri flakën vetes me përpjekjen për t’u dëgjuar. La pas gruan, sepse u dorëzuar para qeverisë, para atyre që nuk patën mirësinë të ulen të bisedojnë.

RAMA: ME PS SHTETI DO JETE I TE GJITHEVE DHE PER TE GJITHE
Në një takim me personat me aftësi të kufizuar, Rama u shpreh se kur të vij PS-së në pushtet do të zbatojë një politikë ku të përfshihen të gjithë grupet e interesit dhe do të garantojë përfaqësim të personave me aftësi të kufizuar.

“Ne kemi marrë një angazhim që në 100 vitet e para do të publikojmë një akt të gjithëpërfshirjes në procesin e ligjvënies dhe ligjbëries për të gjithë grupet e interesit sipas projektit që përcakton se kush janë grupet e interesit. Ne do të garantojmë përfaqësimin demokrati të PAK duke u angazhuar që i gjithë procesi i ligjbëries do të jetë i konsultuar drejt përsëdrejti me ju dhe Komisionet Parlamentare do të jenë të hapura për t’ju mirëpritur dhe për t`ju dëgjuar. Në 100 ditët e qeverisjes ne do të shfyqëzojmë atë ligj që ju zhveshi nga të drejtat e shkruara në letër. Qeveria me atë ligj as në letër nuk ju njohu të drejtat e jo më në realitet. Kjo nuk mjafton, janë një sërë hapash që duhen hedhur. Unë besoj përtej hapave konkretë. Shteti do të jetë i të gjithëve dhe për të gjithë”, tha Rama.

RAMA: ATA QE FITOJNE ME PAK PAGUAJNE TAKSA ME SHUME
“Sot ne përballemi me një krizë ekonomike që godet më të dobëtin dhe ndër më të dobëtit janë personat me aftësi të kufizuar. Në vigjiljen e vitit të ri nuk merrni dot pagesat që iu takojnë me ligj. Ky është diskriminim. Është produkt i një sistemi bashkëjetëse që duhet ndryshuar rrënjësisht. Sot në Shqipëri edhe një person me aftësi të kufizuar paguan më shumë taksa se Kryeministri. Sistemi i sotëm e ka spostuar barrën e detyrimit nga ata që fitojnë më shumë tek ata që fitojnë më pak dhe u kërkohet atyre që fitojnë më pak të kontribuojnë më shumë”, u shpreh kryesocialisti.

RAMA: SOT NJE FEMIJE LIND ME BORXH
“Është e pamundur që qeveria të marrë borxh pas borxhi dhe t’i paguajnë njerëzit e zakonshëm. Qeveria i merr borxhet për ato rrugët që kanë mbetur përgjysmë. Sot një fëmijë lind me borxh. Qeveria merr borxh për të paguar faturën e atij korrupsioni që e patë dje dhe e ka çuar Shqipërinë në zonën më të errët të korrupsionit. Ai borxhi sjell pasoja shumë të rënda për familjet e zakonshme, për pensionet, për interesat e kredive, për të gjithë ju”, tha Rama.

RAMA: DO HAPIM NJE KAPITULL TE RI
“Kjo nuk është përpjekje për të larguar nga karrigia një kryeministër që i ka dalë kurrizi. Nuk është p ër të larguar ata që tundin një flamur blu dhe për të sjellë ata që tundin një flamur blu.
Përpjekje për të mbyllur një kapitull kur gjërat janë p ërkeqësuar për të gjithë. P ërpjekje për të hapur një kapitull të ri. Mund ta hapim vetëm nëse kuptojmë se duhet të merremi me politikë”.

RAMA: UNE NUK GENJEJ
“Duke qenë se jam 1 e 98 cm i gjat ë, bashk ë me k ëpuc ët shkoj 2 metra, matem mirë kur e jap fjalën se pastaj e kam të vështirë që gjej vend kur të futem. E kam të vështirë të gënjej se dua që prap t’iu takoj nesër dhe pasnesër dhe më mbrapa kur të jem një njeri i zakonshëm”

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë