'Rama- Lleshaj heshtin sepse e dinë për dosjen sekrete', PD kërkon sërish shkarkimin e Albert Dervishaj

'Rama- Lleshaj heshtin sepse e dinë për dosjen sekrete', PD kërkon sërish shkarkimin e Albert Dervishaj

Izmira Ulqinaku

Partia Demokratike ka kërkuar sërish shkarkimin e nëndrejtorit të policisë së shtetit Albert Dervishaj. Sipas denoncimeve të vazhdueshme të PD-së, Dervishaj është ish-agjent i Sigurimit të Shtetit.

Ish deputetja e PD-së, Izmira Ulqinaku ka deklaruar se tre ditë pas denoncimeve të vazhdueshme, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj vazhdojnë të heshtin.

Sipas saj emëruesit e tij në krye të Policisë së Shtetit, heshtin sepse ata e dinë ekzistencën e dosjes me numër regjistri 7559 në degën e sigurimit në Korçë në emrin e Albert Dervishajt.

"3 ditë pas denoncimit të Partisë Demokratike se në krye të Policisë së Shtetit është emëruar një agjent i sigurimit të shtetit, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj vazhdojnë të heshtin.

Asnjë fjalë nga Edi Rama, asnjë fjalë nga Sandër Lleshaj, dy njerëzit që kanë emëruar bashkëpunëtorin e sigurimit, në postin e nëndrejtorit të policisë.

Kryeministri në ikje dhe shërbëtori i tij, Lleshaj, heshtin, sepse janë ata përgjegjës për emërimet e të inkriminuarve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit në drejtim të Policisë.

Albert Dervishaj është emëruar si numri 2 i Policisë së Shtetit në shkelje të ligjit që e ndalon përfshirjen në polici të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit.

Emëruesit e tij në krye të Policisë së Shtetit, heshtin sepse ata e dinë ekzistencën e dosjes me numër regjistri 7559 në degën e sigurimit në Korçë në emrin e Albert Dervishajt.

Albert Dervishaj është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në periudhën e diktaturës. Numri dy i Policisë ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit për 10 vite.

Sipas të dhënave, Albert Dervishaj, është rekrutuar nga Sigurimi në datën 24.08.1981 me numër regjistri 7559.

Punëtori operativ që e ka tërhequr në bashkëpunim ka qenë Ali Anadolli dhe është mbajtur në bashkëpunim nga punonjësi operativ Qirjako Prifti.

Albert Dervishaj duhet të shkarkohet menjëherë nga detyra dhe ata që e kanë emëruar në krye të policisë, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Në qeverisjen e Partisë Demokratike, të gjithë ata që kanë shkelur ligjin do mbajnë përgjegjësi ligjore e penale dhe policia do të kthehet në shinat e ligjshmërisë duke i shërbyer vetëm sigurisë së vendit dhe qytetarëve", shkruan Ulqinaku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja