Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka frikë nga mendimet e tij dhe faktit si do të ndikojnë në kancelaritë europiane akuzat e tij kundër prokurorisë speciale. "Çfarë kam mësuar në 7 vite kryeministër është se keqkuptimet më të mëdha me të huajt janë produkt i intrigave mes shqiptarëve, sikur i do hasmi.
Nëse shqiptarët që kanë komunikim me të huajt do të bënin atë që bënin disa popuj të tjerë, që kanë bërë sukses të madh, që çfarë na ndan shqip nuk përkthehet anglisht, sot kombi ynë do të ishte uhu me miqtë që kanë, por fatkeqësisht është nga këtu në Prishtinë dhe nga atje në Tiranë ku prodhohet helmi për të prishur gjakun e miqve.
Sa i përket marrëdhënieve, nuk i kam frikë mendimet e mia dhe të vërtetën time zakonisht di ta mbroj dhe ta imponoj edhe me miqtë kur është nevoja, nuk e kam problem. Kjo është një e vërtetë e tmerrshme" tha ai.
Lufta me Serbinë tani, është diplomatike, tha Edi Rama. Ai përsëriti edhe njëherë rëndësinë e Shengenit Ballkanik dhe theksoi se Kosova nuk ka nga shkon, por do të bëhet pjesë e procesit. "Sa i përket vëllait tim Vuqiqit, kjo është etiketa e njërës prej fabrikave të politikës këtu që shpërndan në rrjete sociale.
Unë mbetem ai që kam qenë dhe jam ai që jam, kush nuk ndryshon mendim nuk është njeri i mençur. Shengeni Ballkanik është interes i Shqipërisë dhe Kosovës. Sikur të mos kishim humbur kohe me përralla kufiri aty do të ishte sikur vjen nga Prishtina në aeroport, asnjë kontroll për njerëzit.
Në këtë proces nuk duhet të harrojmë se jemi në paqe dhe korsitë janë të ndara edhe për trajtimin e krimeve të luftës edhe për aspektet e tjera, fqinjin nuk e zgjedh. Presidentin e Serbisë nuk e zgjedhim ne, por interesin strategjik. Shengeni Ballkanik është interes strategjik i shqiptarëve. Me Shengenin Ballkanik të gjitha vendet kanë hyrë dhe dalje të përbashkëta.
Kush më thotë vëllai i Vuqiqit i them amanet mushkat. Lufta për Serbinë është spostuar në terrenin për njohje dhe zgjidhje përfundimtare të këtij ngërci historik, nuk di që lufta diplomatike mund të fitohet me barrikada dhe duke shpallur tradhtuar lart e poshtë. Të gjithë do të hyjnë në këtë proces, edhe Kosova, nuk ka rrugë tjetër" tha Rama.
Lajmi kryesor:
Akuzat për krime lufte, Rama: S'jam avokat i Thaçit e Veselit! Shqipëria, jo kujdestare e Kosovës! Moment kritik, të lëmë inatet dhe të bashkohemi, tërheq padinë kundër Haradinajt
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3167
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor, 16:25
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:05
-
Siguria në shkolla/Rama njofton planin e masave: Kamera në shkolla dhe kontroll dixhital për çdo mjet metalik në çanta! Konsultime për mbylljen e TikTok dhe SnapChat
26 Nëntor, 13:58
-
Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues të zonës ushtarake: Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Rruga e Arbrit drejt përfundimit, Tuneli i Murrizit pati marrje mësysh
26 Nëntor, 11:14
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
-
Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’ka njerëz për të bërë revolucion
25 Nëntor, 19:01
-
Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!
25 Nëntor, 18:28
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Trafikanti që mbështet Berishën: Nuk më lejuan të futesha në sallën ku Rama mbajti takimin! Isha i maskuar po më njohën
25 Nëntor, 13:01
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
Takimi i Ramës në Londër/ Parashikimi i Spahiut për diasporën në Report TV: Maksimumi 6-7% e emigrantëve do votojnë në zgjedhjet e 2025!
24 Nëntor, 15:47