Rama: Më 2017 PS 150 mijë anëtarë,
shtatori analizë, dhjetor kongresi

Rama: Më 2017 PS 150 mijë anëtarë,<br />shtatori analizë, dhjetor kongresi
TIRANE- Kreu i mazhorancës Edi Rama pavarësisht fitores në zgjedhjet vendore të 21 qershorit bashkë me aleatët, duke marrë drejtimin e 46 bashkive, nga 61 bashki në gjithë vendin, ka qenë kritik ndaj deputetëve, ministrave dhe drejtorëve në ato zona bastion ku e majta ka shënuar humbje.

Njëherësh ai ka kërkuar një përgatitje serioze që tani për zgjedhjet parlamentare të 2017. “Fitorja e 21 Qershorit s’duhet të na bëjë euforikë e të flemë mbi dafina. Për të gjitha zonat bastion ku pati rezultate të dobëta, do nxirren përgjegjësitë e plota”, mësohet të ketë thënë Rama në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të PS pas zgjedhjeve të 21 qershorit. Ai ka lëshuar kritika për drejtues lokalë të PS, që nuk bënë sa duhet në organizimin lokal të PS për zgjedhje, citojnë burimet brenda mbledhjes së grupit parlamentar socialist, gjithsesi pa i përmendur me emra këto zona bastione të së majtës të cilat janë humbur.

Ndërkohë që burime nga mbledhja bëjnë me dije se Rama ka lajmëruar se do zhvillojë një drekë pikërisht në shtëpinë e tij të re në Surrel, duke nënvizuar se do ftojë deputetë dhe ministra që kanë kontribuar, kontribute të përkthyera në votë fituese në fushatën e 21 qershorit, dhe lënë për të kuptuar se ata që nuk do kenë ftesë do jenë të rrezikuar. Njëherësh kryeministri dhe kreu i PS nuk ka lënë jashtë kritikave as drejtorët në ato zona në të cilat ka pasur rezultate negative në zgjedhje, kryesisht në zonat bastion të së majtës, kryesisht drejtorët rajonale gjatë fushatës elektorale duke thënë se shumë prej tyre që nuk kanë bërë punën siç duhet dhe mund të largohen.

Sipas burimeve brenda mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit, Rama e ka cilësuar rezultatin e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit si të kënaqshëm, pavarësisht kritikave. Kryeministri dhe kreu i PS Edi Rama në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PS u fokusua me shumë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ku theksoi se PS do jetë një parti e ristrukturuar, një parti e re dhe me anëtarësi më të madhe dhe më të re. Gjithashtu kryeministri Rama ka shprehur edhe objektivin që PS ka si synim të arrijë për tu shtuar në rreth 150 mijë anëtarë, nga 100 mijë që ka aktualisht.

Njëherësh sipas burimeve analiza e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit është propozuar nga Rama që të realizohet nga Asambleja Kombëtare e PS nga fundi i muajit shtator, që do të konkludojë në diskutimet e çështjeve organizative të partisë. Mësohet se në mbledhjen e Asamblesë do startojnë dhe përgatitjet për zhvillimin e kongresit të ardhshëm të PS në zgjedhjet të këtij viti.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)