TIRANE- Me lot në sy, por dhe me premtimin për të zbardhur njëherë e mirë vrasjet e 21 janarit janë përkujtuar këtë vit 4 demonstruesit e rënë para kryeministrisë. Ky përvjetor gjen opozitën e atëhershme në pushtet e kryeministri Edi Rama me një fjalim para familjarëve të viktimave, Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj e Aleks Nika u shpreh se pa u vendosur drejtësi, asgjë s’do të ndryshojë për familjarët e të vrarëve të 21 janarit. Nga ambientet e brendshme të kryeministrisë, kreu i Qeverisë Edi Rama, tha se populli nuk është më peng i votës së vjedhur dhe i pushtetit që i grabiti.
“Një nga gjërat që s’ka ndryshuar për Shqipërinë mes të Europës, në rrugë drejt BE, është ferri i sistemit të sotëm të drejtësisë, mes organeve të drejtësisë dhe të kapurve me presh në duar, me një sistem drejtësie që jo vetëm Shqipëria dhe bota e sheh si një kërcënim për demokracinë. Kjo gjë duhet ndryshuar shpejt, reforma e drejtësisë do t’i japë zgjidhje situatës. Shqiptarët e kërkojnë këtë me ngulm, edhe bota e kërkon këtë nga Shqipëria, e Kuvendi ka për detyrë ta bëjë këtë. Vendosja e drejtësisë në binarë, është ultimatum i popullit”, tha Rama. Sipas tij, koha s’pret, por më shumë akoma, Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë më durim, me plot të drejtë, përballë shfaqjes së përditshme të këtij ferri përqeshës.
Rama këmbënguli se me qeverinë e re ka ndryshuar dhe mënyra e të protestuarit, që nuk kanë frikë të mbajnë qendrimin e tyre, ndryshe nga sa ndodhte me qeverisjen e kaluar. “Kjo godinë nuk është më fasada ku dilnin tytat e armëve për të qëlluar mbi njerëzit në emër të pushtetit të vjetër, por qeveria e zgjedhur nga njerëzit punon me njerëzit dhe për njerëzit. Ky bulevard s’është kufiri i frikës e qytetarët protestojën pa frikë. Kanë ndryshuar shumë gjëra nga 21 janari 2011”, tha Rama. Kryeministri tha se shumë gjëra kanë ndryshuar për shqiptarët, ndërsa theksoi se ka ende shumë punë për të bërë.
“Vëllazërimi në një gjak, një komb, një Kushtetutë, ia la vendin vëllavrasjes gjakftohtë, të ardhur si urdhër nga lart, për një pushkatim pa gjyq, pa ligj, pa mëshirë, në sytë e një populli të tërë, të marrë peng. Ky popull s’është më peng i një votë të vjedhur, i një qeverie të pazgjedhur, i një pushteti që e grabit sa të mundet që tradhëton si të mundet. Ende s’janë çfarë meritojnë të jenë pasi Shqipëria vuan ende varfërinë, papunësinë, borxhet e një qeverie të shkuar”, tha Rama.
Ai këmbënguli se reformimi i sistemit të drejtësisë do t’i hapë rrugë vendosjes së drejtësisë në vend. “21 janari 2011 la shenja për të gjithë ata që ishin aty atë ditë, për të gjithë shqiptarët e gjeneratave të tjera do t’i prekin me sy ato shenja, si plagët e një ngjarje që s’duhet të përsëritet kurrë. Harresa s’duhet të jetë alternativa jonë përballë drejtësisë”, tha Rama. Ai theksoi se deri janarin e vitit të ardhshëm do ndryshojnë shumë gjëra, por asgjë nuk do ta bëjë më të lehtë 21 janarin 2015, pa drejtësinë që bën drejtësi.
Shkrimi u publikua sot (22.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com