Sipas Ramës në ditët e sotme mësuesit paguajnë më shumë taksa, dhe dëgjojnë përralla që skanë lidhje me realitetin. Rama nënvizon se vetëm programi i PS-së “Rilindja e shqiptarëve” mund të përmirësojë jetesën e mësuesve dhe korrupsionin e paaftësinë e zëvendëson me transparencën e meritën.
“Mësuesit paguajnë më shumë taksa se kryeministri blejnë më pak se më parë dhe dëgjojnë përralla që s'kanë lidhje me realitetin e jetës tyre. Programi yne i ri ul taksat për mësuesit, korrupsionin e paaftësinë e zëvendëson me transparencën e meritën, dhe arsimin shqiptar e bën europian"- shkruan në rrjetin social Twitter, Edi Rama.
(sg/shqiptarja.com)