TIRANË - Kamatëvonesat e energjisë ka ndezur debatin në sallën e Parlamentit mes Kryeministrit Rama dhe Pandali Majkos. Ky i fundit në fjalën e tij ka kërkuar që të hiqet kamatvonesa duke thënë se “Po nuk ditëm të flasim me njerëzit, nuk jemi të majtë. Të falen kamatëvonesat për energjinë”.
Menjëherë pas Majkos e ka marrë fjalën Rama i cili në mënyrë kategorike e ka hedhur poshtë alternativën për faljen e kamatvonesës për personat të cilët nuk kanë paguar energjinë.
“Ne nuk do falim asnjë kamatëvonesë. Nuk do falim askënd që nuk paguan energjinë elektrike. Paguesit më të rregullt të energjisë, janë pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara. Kur e paguajnë pensionistët askush tjetër nuk duhet ta diskutojë. 98% e pensionistëve e paguajnë, personat me aftësi të kufizuara paguajnë 93%”,- tha kryeministri Rama., ndërsa theksoi se ne jemi nga ata që nuk bëjmë një diçka të dobishme se quhet e djathë dhe se nuk jemi të majtë se në darkë shpëtuam ca njerëz dhe ua faturuam Shqipërisë nesër. Fjala e plotë e Kryeministrit Rama pas fjalës së deputetit Pandeli Majko
/Shqiptarja.com

VIDEO