Rama-Malaj shkrijnë akujt, PS
propozon ish ministrin për në BSH

Rama-Malaj shkrijnë akujt, PS<br />propozon ish ministrin për në BSH
Ditën e sotme, grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka mbledhur firmat e disa deputetëve për të propozuar si anëtar të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, Prof. Arben Malajn. 

Ai pritet të zëvendësojë në këtë detyrë ish-socialisten Ermelinda Meksi që ka dhënë dorëheqjen në shkurt të këtij viti për të marrë një detyrë të rëndësishme në një formacion ekonomik jashtë vendit. 

Propozimi i Arben Malajt vjen një ditë pas festës së 25 vjetorit të Partisë Socialiste, ku profesori socialist, ish-ministër i Financave, u rikthye në selinë e tij pas shkëputjes në vitin 2013. 

Ky propozim dhe prania e tij dje në festë, tregon shkrirjen e akujve mes Malajt dhe Ramës, pak kontradiktave të forta mes ty përmes Lëvizjes për Mendimin Ndryshe në PS.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?