Rama-Markoviç: Me Malin e Zi
mbledhje të përbashkët qeverie

Rama-Markoviç: Me Malin e Zi<br />mbledhje të përbashkët qeverie
MAL I ZI- Kryeministri Rama këtë të hënë ndodhet për një vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Shefi i qeverisë u prit me nderime në Podgoricë nga homologu malazez, Dushko Markoviç. Më pas dy kryeministrat zhvilluan një takim dhe më pas edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri malazez ka falënderuar Ramën për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën euro-atlantike të vendit.
 
“Nuk ka çështje të hapura mes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Do të mbajmë mbledhjen e përbashkët të qeverive në tetor. Dy vendet tona gëzojnë marrëdhënie të mira. Ne i përkasim botës së vendeve të lira”, shtoi Markoviç.

Diskutimet u fokusuan edhe në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje, veçanërisht në bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe tregtisë.

Në këtë vizitë, Rama shoqërohet nga ministri i jashtëm Ditmir Bushati, i cili gjithashtu pati një takim me homologun Srdan Darmanoviç.

Vendi fqinj është pranë hyrjes në NATO, pasi senati amerikan ratifikoi protokollin e anëtarësimit dhe pritet firma e presidentit Trump. 

Rama takon përfaqësuesit politik shqiptar në Malin e Zi
Kryeministri i vendit Edi Rama, i shoqëruar edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, po zhvillon një vizitë në Malin e Zi ku është takuar me eksponentë të ndryshëm të politikës malazese por edhe faktorë politikë shqiptarë ku ka diskutuar për të ardhmen e komunitetit shqiptar në atë vend.

Rama me anë të një statusi në Twitter ka publikuar dhe foton përkatëse me pjesëtarë të politikës shqiptare në Mal të Zi duke theksuar se “po bëhet një progres i madh hapash konkretë në të mirë të komunitetit shqiptar”.

Rama
(Edi Rama me përfaqësuesit politik shqiptar në Malin e Zi)

Në fakt kjo vizitë vjen edhe pas lajmin që gjuha shqipe është bërë gjuhë zyrtare në komunat ku ka maxhorancë shqiptarësh dhe para zyrtarizimit të anëtarsimit të Malit të Zi në NATO.

Kujtojmë se politika më e lartë e vendit falenderuan Shqipërinë për mbështetjen e saj në këtë drejtim, e cila vjen në një periudhë mjaft të mirë për marrëdhëniet dypalëshe.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Ja pamjet e Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçajt nga ambientet e Policisë në Tiranë

FOTO/ Ja pamjet e Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçajt nga ambientet e Policisë në Tiranë