Rama: Marreveshja çel negociatat pë Stabilizim-Asociimin

Rama: Marreveshja çel negociatat pë Stabilizim-Asociimin
Kryetari i PS Edi Rama vlerëson marrëveshjen e arritur sot me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në lidhje me bashkëpunimin rajonal dhe zbatimin e detyrimeve që burojnë nga menaxhimi i integruar i kufijve në pikat e kalimit kufitar, si një hap të rëndësishëm që mundëson përfaqësimin e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur në procesin e integrimit Europian dhe nismave rajonale.

Marrëveshja e sotme ndihmon gjithashtu perspektivën europiane dhe stabilitetin demokratik të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja mundëson celjen negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes se Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian. E në të njëjtën kohë, ndikon pozitivisht në përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.





Përdorimi i fusnotës në marrëveshje duhet lexuar si një hap i ndërmjetëm që i krijon mundësinë Kosovës dhe Serbisë për të përparuar në rrugëtimin Europian, si dy shtete të pavarura dhe sovrane, dhe në asnjë rrethanë nuk vë në pikëpyetje vullnetin Sovran të popullit të Kosovës, shpallur më 17 Shkurt 2008 nga Kuvendi i Kosovës, e të mbështetur nga partnerët euro-atlantikë dhe Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Sot Champions League, Milan dhe Barcelona e kanë të lehtë në letër! Inter e City në shtëpi, spikat Bayern Munich - PSG

Sot Champions League, Milan dhe Barcelona e kanë të lehtë në letër! Inter e City në shtëpi, spikat Bayern Munich - PSG