TIRANË- Banka Botërore do të mbështesë reformën në arsimin shqiptar që ka si synim rritjen e performancës dhe cilësisë. Këtë e ka deklaruar Drejtoresha Rajonale e BB-së, Ellen Goldstein, gjatë një Konferencë të nivelit të lartë në lidhje me politikat dhe reformat në sistemin arsimor shqiptar.
Drejtoresha rajonale e Bankës Botërore, e cila ka hapur dialogun, ka nxitur një diskutim që do të çojë në zbatimin e një reforme, e cila sipas saj do të nxisë punësimin.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në fjalën e tij, theksoi se sistemi arsimor kishte humbur busullën orientiese dhe ne e kemi gjetur busullën me pika të qarta orientimi duke nisur nga themeli. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se puna ka filluar që nga dokumentacioni i kurrikullës e deri tek përmbajtja e mësimdhënies.
Kryeministri Rama, deklaroi se "Mbështetja e Bankës Botërore është e rëndësishme, sepse nga njëra anë ekspertiza na ka dhënë mundësinë t'i shikojmë gjërat saktë, por mbetet e rëndësishme sigurimi i burimeve financiare për të vendosur standardet në realitet. Po bëjmë përpjekje me BB dhe institucione të tjera apo përmes iniciativës për integrimin e Ballkanit Perëndimor me financimet e BE-së për ta përfshirë edhe arsimin në këto paketa".
Duke përshkruar panoramën nqë arsimin shqiptar, kreu i qeverisë theksoi se është trashëguar një situatë që si thelb të saj ka mbipopullimin e ambjenteve shkollore që nga kopshtet e deri tek arsimi i mesëm.
Kreu i qeverisë, theksoi se si pjesë e reformës do të jetë edhe aplikimi i teknologjisë së lartë në shkollat tona.
"Po diskutojmë për marrëveshje me kompani të mëdha si Google, e cila me anë të një marrëveshje që do t'i ofrohet falas Shqipërisë, për të transformuar arsimin edhe nëpërmjet teknologjisë e konkretisht me anë të tabletave dixhitale", theksoi Rama, i cili shtoi megjithatë që teknologjia gjithsesi nuk arrin të bëjë gjithçka.
"Pjesa tjetër më delikate e reformës ka të bëjë me skanimin e plotë të të gjithë profileve të mësuesve në sistem dhe përputhshmërisë së profileve të tyre me lëndët. Kemi mospërputhje mes profilit të mësuersit dhe lëndës në një masë që shkon në zona të caktuara edhe 50%", deklaroi Kryeministri i Shqërisë.
Ndërkaq, duke folur për arsimin e lartë, Kreu i qeverisë theksoi se shpesh fajet i janë hedhur vetëm financuesve privatë, por në fakt situata është e rëndë edhe në sektorin publik.
Konferenca e nivelit të lartë në lidhje me reformën në arsim vazhdon punimet dhe do të mbyllet pas mesditës./ATSH/
/Shqiptarja.com