Rama mbi raportin e BB:
Financat tona, në fije të perit

Rama mbi raportin e BB: <br />Financat tona, në fije të perit
Reagon kryetari i opozitës, Edi Rama, në rrjetin social Twitter, mbi raportin e Bankës Botërore për borxhin e Shqipërisë.
“Edhe Banka Botërore tha diçka nga çka ne kemi kohë që themi. Por troç: Financat shqiptare janë në fije të perit,” shkruan Rama.

Sipas Bankës Botërore borxhi publik shqiptar është më i larti në rajon. Kështu deklaron Banka Botërore në prezantimin të zhvillimeve ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi dhe Shqipërinë. Raporti mbulon zhvillimet e fundit ekonomike, përfshirë ndikimin e Euro krizës në vendet e Europës Juglindore si dhe politikat e përshtatshme për stabilitet dhe rritje afatgjatë në rajon.

Në raportin e Bankës Botërore thuhet se që gjatë vitit 2011 rritja ekonomike në rajon është 2.5 përqind ndërsa për vitin 2012 kjo rritje do të ulet në 2.1 përqind.

Raporti vëren se bankave të rajonit u janë rritur kreditë e këqija, si dhe rënie të investimeve të huaja direkte.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?