Rama mbledh 61 kandidatët e 
majtë: Do fitojmë edhe pa sharje

Rama mbledh 61 kandidatët e <br />majtë: Do fitojmë edhe pa sharje
TIRANE - Partia Socialiste do të organizojë një fushatë ndryshe nga ato të kaluarat, ku nuk do të ketë me sharje apo shpifje, por vëmendja do të jetë të problemet e qytetarëve. Vendimi u mor gjatë takimit të parë të zgjeruar që kryeministri Edi Rama së bashku me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim lir Meta, zhvilluan me gjithë kandidatët në 61 bashki dhe me deputetë e ministra.

Takimi ka zgjatur 1 orë dhe u mbajt me dyer të mbyllura në ambientet e Akademisë së Arteve, ndërsa në fund për mediat ka folur zëvendës kryeministri Niko Peleshi, që saktësoi se kandidatë e majtë do të zhvillojnë një fushatë ndryshe nga ato të mëparshmet, me një dozë të thekuar pozitiviteti dhe larg shpifjeve.

Ndërsa Taulant Balla, sqaroi se nuk u diskutuan detaje teknike, por vetëm aspekte organizative.

Kryeministri Edi Rama ka preferuar të komunikojë me publikun nëpërmjet rrjetit social Twitter, ndërsa burime nga takimi sqarojnë për A1Report, se kryeministri ka thënë se duhet që të ketë bashkëpunim mes palëve në bazë, anëtarët e këshillave bashkiakë, ka thënë Rama, duhet të bëhen nga cilësia dhe jo lidhjet nepotike.

Ora 12:05  Rama: Fushatë pa sherre e shpifje, këshillat jo në bazë nepotizmi, por cilësie
Në përfundim të takimit me deputetë ministra dhe kandidatë për 61 bashkitë në gjithë vendin, kryeministri Edi Rama ka preferuar të komunikojë me publikun nëpërmjet rrjetit social Twitter. Rama shkruan se e majta është gati për fitore por me një fushatë ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shikojmë.
 
Ndërsa burime nga Takimi sqarojnë për A1Report, se kryeministri ka thënë se duhet që të ketë bashkëpunim mes palëve në bazë, por gjithashtu përsa i përket këshillave bashkiakë, të bëhet përzgjedhje cilësore dhe jo nepotike.

 “Gati për një fitore shembullore të politikës së njerëzve me njerëzit e për njerëzit ndaj politikës së sherreve e shpifjeve. Drejtimi i duhur", shkruan Rama.

Ora 12:00 Peleshi: Kandidat unifkues, mesazhi i koalicionit: Fushatë pozitive larg toneve të ashpra të politikës
Zëvendskryeministri Niko Peleshi tha se mesazhi që u përcoll në këtë takim ishte ai i unifikimit të kandidatëve, të cilët sipas tij përfaqësojnë koalicionin dhe jo parti të veçanta.

Takimi i parë unifikues i 61 kandidatëtë të koalicionit tonë. Mesazhi kryesor u përcoll në këtë takim të përbashkët ishte unifikimi i kandidaturave si një koalicion i zgjedhur jo i partive. Mesazhi i tyre ishte se koalicioni ynë në këtë fushatë do të futet me një fushatë pozitive larg toneve të ashpra politike, duke bërë apel për tranformimin urban të bashkive.  Është një formacion kanidatësh ku dominon prezenca e zonjave kemi mbi 15 %”, tha Peleshi.

I pyetur nga gazetari i A1 Report Arbër Hitaj se a u fol në takim për sloganin e të majtës gjatë fushatës zgjedhore, Peleshi u përgjigj: Nuk u fol për detaje administrative. Ne kemi në dorë ti japim tonin tonë pozitiv fushatës duke orgnaizuar sloganin tonë
 


Ora 11:55 Balla: Takimi i parë organizativ për zgjedhjet e 21 Qershorit
Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla tha se ky ishte takimi i parë organizativ për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit.

Takim i parë organizativ mes deputetëve, ministrave dhe 61 kandidatëve. Kemi konkluduar se kemi bërë zgjedhjen më të mirë në funksion të qytetarëve që presin një drejtim sa më të mirë”,
tha Balla pas takimit.

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Debate te Komisioni i Sigurisë, Dogjani kërkon me ngulm fjalën! Nasip Naço: Pse ke frikë nga ministri

Debate te Komisioni i Sigurisë, Dogjani kërkon me ngulm fjalën! Nasip Naço: Pse ke frikë nga ministri