Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në një takim kryebashkiakët dhe prefektët për të diskutuar mbi projektet e turistike për sezonin e ardhshëm. Duke u ndalur në shifra konkrete i pari i qeverisë tha se vetëm gjatë këtij sezoni nga turizmi janë futur në ekonomi gjysëm mld euro më shumë. I pari i qeverisë shprehu keqardhje që disa prej kryebashkiakëve demokratë nuk ishin të pranishëm në këtë takim.
‘S’dua të bëj politikë, por më vjen keq që s’janë të pranishëm kryebashkiakët e PD, ndërkohë që flasim për një temë të përbashkët, s’ka arsye të kemi ndarje politike. Një sipërmarrës në Velipojë më tha si I ishin ulur taksat, porn ë rrugë síshte hedhur asnjë lopatë me rërë. Kjo është këmbanë për Bashkinë e Shkodrës. Secili mund të dëgjojë për këmbana të tilla në të gjithë territorin. Duke pasur vetëdijen se sa shumë janë nevojat tuaja duhet të shohim bashkërisht mundësinë që të bëjmë ndërhyrje të zgjuara’
Kryeministri Edi Rama
“Është e kotë të themi sa mirë është bërë në krahasim me sa ishte, por sa më mirë mund të jetë akoma. Prandaj kërkoj që ju të bëni reflektimet tuaja në lidhje me sezonin. Të nxirrni konkluzionet tuaja dhe të bëni propozime dhe kërkesa pa humbur kohë për në sezonin e ardhshëm. Pavarësisht se në sezonin tjetër janë zgjedhjet dhe ju mund të jeni në fushatë. Për aq sa na takojnë do ndërhymë”.
Kryeministri Edi Rama
Per inat te sime vjehrre,do fle me mullixhine... Kjo eshte ideologjia e bashkiakeve (jo)demokrate!
PërgjigjuDo ishte ne nderin tend e te Shqiperis ne pergjithesi te mos kene fare investime ne ato rrethe qe kryebashkiaket e prefektet nuk kan ardhur.Besoj se nuk paraqitur prefektet e kryebashkiaket injorant qe nuk dine cfar jane projektet e si do aplikohen ato ne te ardhmen.I bindur se jane kryebashkiaket e rretheve te veriut
Përgjigju