Rama mbledh ministrat për
qeverisjen në 300 ditët e para

Rama mbledh ministrat për<br />qeverisjen në 300 ditët e para
SHKODËR -  Për mbi 4 orë kryeministri i dalë nga zgjedhjet e 23 Qershorit, Edi Rama ka mbledhur në kryeqendrën e veriut, në Shkodër, kabinetin qeveritar, e dyta mbledhje përgatitore pas asaj të zhvilluar rreth 2 javë më parë në qytetin e Vlorës.
 
Të propozuarit si ministrat e rinj të qeverisë së ardhshme u takuan në Hotel “Coloseu”, në mbledhjen e drejtuar nga kryesocialisti Rama, ku secili mësohet se kanë dhënë mendimet e fundit në lidhje me programin e detajuar të institucioneve që do të drejtojnë.
 
Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura, pak ditë para votëbesimit të kabinetit të ri në parlament, mësohet se është diskutuar rreth programit te ri qeverisës, të cilin Rama do t’ia paraqesë deputetëve.
 
Gazetarja jonë Joniada Koçi solli në kohë reale nga Shkodra zhvillimet nga mbledhja, ndërsa nga burime brenda stafit të kryeministrit të ardhshëm, bëri të ditur se pjesë e diskutimeve ishin edhe prioritetet e 100 ditëve të para të qeverisjes.
 
Mbledhja e kabinetit në Shkodër do të vijojë edhe paraditen e së martës, ku krahas paraqitjes së strukturave për secilin dikaster, pritet të diskutohet edhe për aspektin financiar.

Gjatë ditës së nesërme do të diskutohet në lidhje me detyrat e lëna në mbledhjen e javës së kaluar në qytetin e Vlorës. Si dhe për çështje të tjera, të cilat kanë të bëjnë edhe për nivelet e tjera të qeverisjes.

Mbledhja dyditore e qeverisë zhvillohet në Shkodër me kabinetin e ardhshëm një javë para sesionit të ri të Parlamentit.

Mbledhja konsiderohet përgatitore, pasi "de juro" është e pamundur të merren vendime deri në shtator.

Kryesocialisti Rama zgjodhi të përurojë në qytetin e Vlorës, pikërisht aty ku u zgjodh deputet, qeverinë e “Rilindjes Shqiptare” atë që ai e ka cilësuar si programi i 100-vjetorit të dytë të historisë sonë.

Redaksia Online
(e.s/sg/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim