Buxheti i arsimit për vitin 2022 dhe ndërkombëtarizimi i universiteteve shqioptare, ishin në qendër të takimit që kryeministri Edi Rama, pati me rektorët e universiteteve publike të vendit.

Në mbledhje u diskutua për marrëveshjet me universitetet e huaja, nga të cilat 20 janë nënshkruar dhe 30 të tjera janë në proces.

Në fokus të takimit ishte edhe buxheti për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor për vitin 2022, hapja e programeve të doktoraturave, si dhe projektet  e reja të kërkimit shkencor.