Kryeministri Edi Rama do zhvillojë nesër mbledhjen e dytë me qeverinë e re brenda javës, pas takimit dy ditor të Llogarasë.
Edhe takimi i radhës do të jetë informal, por këtë herë do mbahet në Velipojë.
Javën e kaluar Rama mblodhi në Parkun Kombëtarë të Llogarasë anëtarët e kabinetit të ri qeveritar ku prezantoi detyrat dhe kompetencat e reja për ministrat, për shkak të ndryshimit të strukturës së disa institucioneve.
Edhe takimi i Velipojës pritet të jetë gjithashtu dy ditor.
Mbledhja vjen katër ditë para konstituimit të Kuvendit të ri dhe zgjedhjes së kryeparlamentarit.
Qeveria e re pritet të betohet të hënën e ardhshme pasi të jetë dekretuar nga Presidenti i Republikës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com