Rama mbron ‘demokratin’ që u
sulmua:Basha ka humbur busullën

Rama mbron ‘demokratin’ që u<br />sulmua:Basha ka humbur busullën
TIRANË-Nuk është mikpritur aspak nga kryetari i Partisë Demokratike shakaja që kryeministri Edi Rama bëri nga Cakrani i Fierit me një fermer që u shpreh se është demokrat.

Sipas Bashës, Rama u soll si Ramiz Alia në ditët e fundit të regjimit, ndërsa solli profilin e fermerit. Basha thotë se, qytetarë i kanë shkruar dhe i kanë shpjeguar se fieraku është një babai i trafikantit më të madh të hashashit në Cakran.

Njesoj si Ramizi me Vullnetaret e Enverit ne ditet e fundit te regjimit edhe Rama me Vullnetaret e Hashashit ne ditet e fundit te Republikes se Vjeter:
"Per dijeni tenden Kryetar ai qytetari qe bisedonte ne Cakran me Ramen dhe qe bente humor kinez quhet Xhafo Shenaj dhe ka zaptuar token e pronareve te ligjshem.

Djali i ketij fshatarit Xhafo Shenaj qe bisedoi sot me Ramen ne Cakran eshte trafikanti dhe kultivuesi me i madh i hashashit ne Cakran. Qe nuk ben asnje pune dhe shetit me makine mbi 50 mije euro. Prandaj dhe ky i bente elozhe Rames dhe ironi Bashes sepse vete Rama e di qe ky Xhafo Shenaj ka parcela te mbjella ne bashkpronesi me Armando Subashin
."

Pas akuzave të Bashës, Rama ka reaguar duke mbrojtur qytetarin që shfaqej në videon e kryeministrit si demokrat dhe që i kërkonte kreut të PD-së që të takohej me kreun e qeverisë për zgjidhjen e krizës.
 
Rama thotë se qytetari u sulmua egërsisht nga Lulëzim Basha si kriminel e si trafikant i shitur tek krimi dhe për kete ndien keqardhje dhe i kerkon ndjese për fjalorin anormal të kryetarit të PD-së.
 
"Sot isha në Cakran të Fierit, ku ndër të tjerë pata edhe një dialog me zotërinë në videon bashkëngjitur.
 
Jam sinqerisht shumë i keqardhur për të, sepse për shkak të këtij momenti njerëzisht miqësor komunikimi që mund ta shihni vetë, u sulmua egërsisht (madje familjarisht) nga Lulëzim Basha si kriminel e si trafikant i shitur tek krimi!
 
I kërkoj shumë ndjesë zotërisë për fjalorin anormal të kryetarit të PD-së dhe i lutem atij e familjes së tij të mos e marrin seriozisht Lulëzim Bashën që mesa duket e ka humbur fare busullë
n" thote Rama.


Rama-demokratit: Thuaj Bashës të më takojë se  s’i ndodh gjë
Teksa po shpërndante legalizimet në qytetin e Fierit, një tjetër demokrat është afruar prane kryeministrit Rama. Ky i fundit nuk u permbajt duke ngacmuar fierakun me bindje te djathta mbi kryetarin e PD. 

Rama: U takove me mua?
Qytetari: Po
 
Rama: Të ndodhi gjë?
Qytetari: Jo
 
Rama: Thuaj atij si demokrat të më takojë se nuk të gjen gjë, thuaj të lutem kryetar takoje bisedoni bashkë se ja ky po më prek dhe nuk po më ndodhi gjë, atë s’e prek fare unë.
Qytetari: O zoti Lul Basha të lutem simpatizanti jot, mos mendo se këta më njohin mua, kur isha i vogël na mësonin një vjershe përmendesh, të lutem harroje atë vjershën që thua natë për natë, hajde këtu te populli na premto që të votojmë.
 
Rama: Për premtime ai të mbyt se s’ka gjë në dore thuaj të më takojë mua se mbeti në çadër.
Qytetari: O Luli të lutem planifiko një takim me bazën e Cakranit
 
Rama: A ti s’dashke që të takohem unë me të
Qytetari: Lul Basha, që të të mbështesim tamam ulu dialogo me aleatët që ke
 
Rama: Me Kreshnik Spahiun sidomos
Qytetari: Takohu me koalicionin qeverisës që të na siguroni një të ardhme më të mirë dhe atë vjershën harroje, se të kam kryetar të mirë.
 
Qytetari: Ka mundësi të të bëjë një kërkesë?
Rama: Ta marrim Lulin në partine tone? Nuk e marrim dot
 
Qytetari: Nëse ai s’do futet në zgjedhje do na lejë në rrugë, por ne do zgjedhim një koalicion që na pelqen neve, dhe dil nga çadra se na injorove.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA