Rama: Më 26 maj, takimi me shqiptarët e Italisë në Milano

Rama: Më 26 maj, takimi me shqiptarët e Italisë në Milano

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar takimin e radhës me diasporën që do të zhvillohet në Milano më 26 maj.

Kreu i qeverisë bën të ditur se takimi do të nisë në ora 11:00 dhe do të mbahet në pallatin e sportit “Busto Arsizio” në Milano.

“26 maj, ora 11:00, me shqiptarët e Italisë në Milano”, shkruan Rama.

Kujtojmë se të dielën e 12 majit kryeministri Edi Rama nisi turin e takimeve me diasporën në Greqi, Athinë. Turi i takimeve vjen në kuadër të takimit me bashkatdhetarët tanë që jetojnë e punojnë jashtë.

Rama pritet të takohet dhe me shqiptarë që jetojnë e punojnë në Londër e Dyseldorf.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë