Rama me biznesin e vogël:
Qeveria të heqë urgjent taksën

Rama me biznesin e vogël: <br />Qeveria të heqë urgjent taksën
TIRANE - Partia Socialiste shprehet e vendosur që me ardhjen në pushtet do të heq taksën e vogël për biznesin. Kryesocialisti Edi Rama i bëri edhe një herë apel qeverisë se kjo taksë duhet të hiqet që tani, duke e parashikuar në buxhetin e vitit 2013. Deklaratat e Ramës u bene gjatë takimeve që zhvilloi me tregtarët e vegjël në njësinë bashkia numër 1 në Tiranë.

“Do ta heqim taksën e biznesit të vogël. Ne mendojmë që duhet hequr urgjentisht, kemi bërë thirrje disa herë dhe do të vazhdojmë të bëjmë thirrje që me buxhetin e vitit të ardhshëm që po kalon në Parlament qeveria ta heqë. Duhet hequr menjëherë edhe për të lehtësuar barrën për festat festat që janë përpara, sepse gjendja është skandaloze dhe realisht rrëqethëse për një pjesë të madhe familjes edhe në qytet, le më në fshat”, tha kryesocialisti.

Në një dyqan ushqimor, kreu i Partisë Socialiste është njohur edhe me gjendjen e vështirë që po kalojnë jo vetëm bizneset e vogla por edhe një pjesë e mirë e popullsisë që furnizohen në këto dyqane.

“Herë me drita herë pa drita. Një varfëri e tejskajshme. Fëmija kërkon do të hajë, nuk ia plotësojmë dot konditat. Diskutojmë gjënë më të thjeshtë, të paktën një copë bukë me djathë. As atë s’ia sigurojmë dot”, shprehet një blerës në një prej ushqimoreve të njësisë bashkiake numër 1 ku Rama ishte prezent.

(kz/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë