Rama me deputetët e delegatët:
Faleminderit për kontributin tuaj

Rama me deputetët e delegatët:<br />Faleminderit për kontributin tuaj
Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbledhur një ditë përpara Kongresit të PS-së, delegatët dhe deputetët e Partisë Socialiste ku i ka falenderuar për kontributin që kanë dhënë në vite për partinë që drejton.

Në këtë pritje kanë qenë të pranishëm krerë të delegacioneve të huaja në vendin tone dhe përfaqësues të partive politike shqiptare nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi.
 
Vetëm dy fjalë mirëseardhje posaçërisht për ata që na kanë ndërruar duke ardhur nga më larg. Falënderoj në mënyrë të posaçme ata që kanë ardhur nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, përfaqësues të Partive politike shqiptare. Është kënaqësi që ju kemi midis nesh në prag të kongresit. Falënderoj gjithashtu ata që pata kënaqësinë të takoj dhe që janë në themelet e kësaj partie, që i kanë dhënë jetë, dhe kanë pasur një rol kyç për ta rritur, zhvilluar dhe forcuar PS në periudha jo të lehta. Dua të falënderoj të gjithë aleatët e pranishëm këtu në sallë, miqtë e tjerë, dhe shkëlqesitë ambasadore, që na kanë nderuar me praninë e tyre. Zyra e marrëdhënieve me jashtë ishte e shqetësuar se nuk kishte konfirmime por ja ku kanë ardhur të gjithë. I shpreh një falënderim të veçantë, kryeministrit legjendar të Italisë në kohën e përpjekjes së madhe për të çliruar Kosovën, dhe po ashtu presidentit të fondacionit për studimet progresive të partisë socialiste italiane, Massimo D’Alema, i cili na ka nderuar me praninë e tij”, u shpreh kryeministri Rama para të pranishmëve.
 
Kongresi i Partisë Socialiste, do të mbahet të shtunën në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve.

Në rend dite janë parashikuar 6 pika, të cilat nisur nga ecuria e debatit, nuk përjashtohet dhe të ndryshojnë. Për të drejtuar secilën nga 6 temat e rendit të ditës, përfaqësia e delegatëve do të zgjedhë 6 presidiumet që do të orientojnë debatin ose votimin sipas rastit.

Krahas kryeministrit dhe kreut të PS-së, Edi Rama,  kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi do të flasë për anëtarësimet e reja në parti, kreu i komisionit të garancive statutore Fatmir Xhafajt do të prezantojë statutin e ri të partisë. Por në punimet e këtij Kongres mësohet se do të flasin pothuajse të gjithë ministrat dhe deputetët.

1500 delegatë janë ftuar të marrin pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste nga ku do të votojnë statutin e ri dhe  anëtarët e Asamblesë.

Në kongres do të votohet për 175 anëtarët e rinj të asamblesë kombëtare dhe 9 anëtarët e komisionit të garancive statutore.
Ndryshe nga herët e tjera, çdo delegat do të votojë vetëm për anëtarët e qarkut të tij. Delegatët do të përcaktojnë dhe nëse kryesocialisti do të kalojë ose jo në referendum për mandatin e tij, brenda 30 ditëve nga kongresi.

Të drejtën e votës përveç delegatëve të zgjedhur për shkak të zgjedhjeve të brendshme të partisë e kanë dhe 620 të tjerë që e përfitojnë atë për shkak të postit që mbajnë si deputetët, kryetar partie e bashkie dhe ish president.

Ndërkohë të dielën po në Pallat të Kongreseve hapen zgjedhjet për Forumin Rinor Eurosocialit, për strukturat dhe kryetarin. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare