“Kemi bërë një procedurë shumë të shpejtuar për të gjitha lejet që kanë lidhje me prodhimin dhe punësimin dhe çfarëdo që të jetë për ju dhe për të gjithë do ta bëjmë në kohë rekord. Ndërkohë po përgatisim një paketë të plotë për industrinë fason sepse mund të shfrytëzojmë faktin se është një mënyrë investimi shumë e shpejtë dhe që punësimim e ka shumë të shpejtë. Kemi marrë rreth 42 sugjerime dhe do të bëjmë një paketë të posaçme, siç e kemi premtuar, sepse jemi në kushtet ku mund të përfitojmë realisht shumë si Shqipëri. Ne shkojmë në 1500 vende të reja pune veçse në këto dy biznese brenda për brenda Krujës.”-tha Edi Rama.
Kryeministri në vizitën e tij në Krujë shoqërohej nga ministri zhvillimit ekonomik, tregtisë dhe sipërmarrjes Arben Ahmetaj.
Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)