Qeveria ju bën thirrje fermerëve, që të aplikojnë skemat e reja të biznesit në agroturizëm. Gjithkush që mund të ngrejë një ndërtesë me gjashtë dhoma për turistët, me një fermë të vogël dhe me një restorant familjar, merr statusin e agroturizmit dhe financohet nga shteti.
Për të forcuar këtë thirrje kryeministri dhe ministri Peleshi zhvilluan një takim me fermerë të Kukësit.
“Në gjithë qarkun e Kukësit kemi katër fshatra, Shishtaveci, Shtiqni, Valbona dhe Cahani, pra katër fshatra, pjesë e skemës së “100 fshatrave” ku ne mbështesim me prioritet strukturat e agroturizmit. Kemi bërë një standard, ku nëse ndërtohet një strukturë akomoduese me të paktën 6 dhoma dhe e shoqëruar me një fermë, merr statusin e agorturizmit dhe pastaj mbështetja nga AZHBR është e konsiderueshme”, u shpreh ministri Peleshi.
Kryeministri Rama ritheksoi nevojën për bashkim të fermerëve pasi sipas tij, nëse secili rri në ngastrën e tij, të gjithë humbasin.
“Të ndarë tek e tek, secili në atë ngastrën e vet, të gjithë humbasim. Nuk do mbështesim çdo gjë. Nëse dikush do të mbjelli banane, nuk e ndalon njeri, por nuk ka pse kërkon fare mbështetje nga programet e qeverisë. Sepse ne do mbështesim ato kultura që janë të studtriara si kultura me potencial të madh eksporti. Italia kishte 1/3 e këtyre që ka dhe kishte probleme të një niveli tjetër, por përsëri kishte probleme. Ajo që ndodhi është që i dhanë një mbështetje të madhe dhe agroturizmi sot është një burim i madh të ardhurash në fshat. Nëse ti ke një situatë gjeografike të vështirë, ke mundësi të kufizuara për të zhvilluar bujqësinë apo blegtorinë, por ke në atë situatë një përrallë natyrë e ndërton aty një bujtinë, me disa dhoma fjetjeje, një fermë të vogël, një restorant gjysmë familjar, ti ke mundësi të kesh gjithë vitin punë” – u shpreh Kryeministri Rama.
Në takim mori pjesë edhe kryebashkiaku demokrat i Kuksit, Bashkim Shehu. Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit, Shehu ka përgëzuar qeverinë për reformën e ujit.
s.k/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
40.1%
-
Jo
49.3%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 7594
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fatos Çoçoli: SPAK dhe baltëhedhja ndaj tij
31 Korrik, 08:09
-
Përfshihet nga flakët magazina në autostradën Tiranë-Durrës, shtëllunga të mëdha tymi ‘mbulojnë’ zonën (VIDEO)
31 Korrik, 08:01
-
Lufta/ Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh vritet në Iran, grupi palestinez: Përshkallëzim serioz! Austin: SHBA do të mbrojë Izraelin nëse sulmohet
31 Korrik, 07:35
-
'Si e ke njohur partnerin?', Mikela Pupa shuan kureshtjen e ndjekësve
31 Korrik, 07:26
-
Në punë bëni kujdes...çfarë thonë yjet për ju sot
31 Korrik, 07:18
-
Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024
30 Korrik, 22:54
-
Zjarri në Shëngjin, Ministria e Mbrojtjes: Shmanget rreziku për banesat dhe bizneset! Do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri
30 Korrik, 22:51
-
Zjarr në Shëngjin, reagon Pjerin Ndreu: Dy fjalë për ata që gjetën 'fajtorët', shpëtuam banorët nga flakët por jo nga shfryrja pafre e fantazisë së tërbuar
30 Korrik, 22:45
-
Gara e Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë, ngushtohet rrethi i emrave të përfolur për postin e nënpresidentit
30 Korrik, 22:36
-
7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen
30 Korrik, 22:21
-
Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'
30 Korrik, 22:15
-
Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët
30 Korrik, 22:02