Rama me Fischer në Vjenë
pa ambasadorin Minarolli

Rama me Fischer në Vjenë<br />pa ambasadorin Minarolli
TIRANE- Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një takim me Presidentin e Austrisë, Heinz Fischer. Ajo që u pa dhe më pas u konfirmua dhe zyrtarisht ishte fakti se kreu i qeverisë nuk ishte i shoqëruar në vizitën e tij dhe në takimin me kreun e shtetit austriak, nga ana e ambasadorit Vili Minarolli. Por gjatë gjithë vizitës është shoqëruar nga personeli i ambasadës shqiptare në Vjenë dhe më konkretisht nga zv.ambasadori. Pavarësisht se në bazë të ligjit ambasadori i dekretuar për t’u shkarkuar qëndron në detyrë deri në momentin kur mbërrin zëvendësuesi i tij, por në rast se e kërkon vetë largimin pas shkarkimit, atëherë të gjitha funksionet e tij mbulohen nga zv.ambasadori. Eshtë unike për të gjithë botën një procedurë e tillë, dhe rasti më i freskët është ambasadori amerikan në Tiranë, Arvizu i cili e ka mbyllur mandatin e tij, por do qëndrojë në detyrë deri ditën kur të mbërrijë zëvendësi i tij Lu për t’i dorëzuar detyrën.

Gjithsesi gjatë takimit në zyrën presidenciale në Vjenë, kreu i qeverisë shqiptare e falenderoi Fischer për ndihmën e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Shqipërisë në të gjithë sektorët jetikë, por dhe për integrimin në Bashkimin Evropian dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Njëherësh Kryeministri Rama e njohu Presidentin austriak me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një plagë kjo e rëndë e trashëguar nga qeverisja e kaluar, që sipas tij duhej çrrënjosur pasi ishte ngritur në sistem. Një tjetër moment i rëndësishëm i bisedës ishte integrimi evropian i Shqipërisë, proces për të cilin Presidenti Fischer ofroi mbështetjen e Austrisë. Duke folur për situatën në rajon, Kryeministri Rama theksoi se viti 2014 do të jetë i pari vit me një paqe të plotë në Ballkan.

Ai nënvizoi se ky moment i ri për rajonin duhet shfrytëzuar për të forcuar bashkëpunimin ekonomik mes vendeve, si dhe për të përshpejtuar proceset integruese në BE në bashkërendim të plotë me të gjitha vendet e rajonit që e kanë këtë aspiratë. Presidenti austriak Fischer përgëzoi Kryeministrin Rama për punën e deritanishme dhe njoftoi vizitën e tij në Tiranë brenda vitit 2014. “Me Presidentin Fischer për herë të dytë në zyrën e tij brenda këtij viti dhe me po të njëjtën kënaqësi të madhe të mikpritjes së këtij miku besnik të shqiptarëve. Presidenti Fischer ndjek me detaje zhvillimet në vendin tonë dhe na mbështet fort në rrugën e integrimit evropian. Ai do vijë në Shqipëri vitin e ardhshëm”, shkruan Rama në profilin e tij në rrjetin social facebook. Teksa evidenton marrëdhëniet e shkëlqyera mes Austrisë dhe Shqipërisë.

 Shkrimi u publikua sot (26.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit