Më tej, ai theksoi se ka diskutuar me Hahn për luftën kundër kanabisit dhe krimit, teksa tha se pas fazës së parë të përmbyllur me sukses, qeveria nis luftën në fazën e dytë me Task-Forcën Speciale të Policisë.
“Kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm, sepse pas negocimit të BE për hapjen e negociatave, rikujtoj të zbatimit të procesit të Vettingut, Shqipëria e ka filluar procesin e Vettingut. Me Hahn diskutuam hapat që duhet të ndërmarrim së bashku në funksion t konsolidimit të Shqipërisë në raport me shtetet anëtare, duke vënë në tryezën e KE një raport solid që konfirmon vazhdimiësinë e progresit të bërë që në vitin e shkuar. Diskutuam për suksesin e qartë të lufts kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, një suksese i mishëruar në raportin e dalë pas monitorimit të qenësishëm të Guarda di Finanza dhe i konsideruar si përmbyllja e fazës së parë. Lufta nis në fazën e dytë, për të cilën ndamë me Hahn objektivat dhe ambicien tonë, si dhe hapat për t’ia dalë me sukses me Task Forcën Speciale të policisë”, tha Rama.
Më tej, kreu i qeverisë zbuloi dhe një takim që do të zhvillojë me Preisdentin e KE, Jean-Claude Juncker, në fillim të dhjetorit.
“Presidentin Juncker do ta takoj në fillim të dhjetorit, pas ftesës së marrë ditën e djeshme. Neve na takon të provojmë progresin me fakte, por nuk jemi vetëm sepse kemi mbështetje të qartë nga BE”, shtoi shefi i qeverisë.
d.c./shqiptarja.com