Vettingu është bërë temë diskutimi në Bruksel mes kryeministrit Edi Rama dhe Komisionerit Johannes Hahn. Lidhur me këtë, kryeministri Rama ka bërë një deklaratë të fortë, teksa është shprehur se Vetting-u këtë javë hyn në javën vendimtare të zbatimit.
Në vigjilje të Raportit të Komisionit Evropian të 17 prillit, Rama zhvilloi një takim me Hahn, ku tha se Shqipëria pret rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. Rama shkruan në 'Facebook' se ishte një takim shumë pozitiv, ku u bë bilanci i progresit të qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe u theksua ecuria e procesit të Vetting-ut.
"Me Komisionerin Hahn në vigjilje të Raportit të Komisionit Europian të 17 prillit, ku presim rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. Një takim shumë pozitiv, ku u bë bilanci i progresit tē qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe u theksua ecuria e procesit të Vetingut - që këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së parë", shkruan Rama.
d.c./shqiptarja.com