Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur sot në një takim nga kryeministri i Landit të Bavarisë në Gjermani, Horst Seehofer. Temë kryesore e takimit të tyre ishin azilkërkuesit shqiptarë. Seehofer ka bërë të qartë se emigrantët nga Shqipëria nuk mund të fitojnë statusin e azilantit. Ai ka theksuar se numri i madh i azilërkërkuesve nuk dëmton vetëm Gjermaninë, por edhe Shqipërinë.
“Shqipëria është një vend nga ku kemi shumë azilkërkues. Por, njohja e kësaj të drejtë është zero. Njerëzit që vijnë nga Shqipëria në Gjermani nuk e bëjnë këtë për shkak të persekutimit politik por për arsye ekonomike.”, tha Seehofer.
Kryeministri i Bavarisë vlerësoi edhe hapat e Shqipërisë për parandalimin e fluksit të emigrantëve. “E di që Shqipëria nuk ka qëndruar duarkryq, por duhen marrë hapa të mëtejshme. Mesazhi duhet të jetë: Rruga e azilit nuk krijon perspektivë për të qëndruar në Gjermani”, tha ai.
Nga ana tjetër Seehofer tha se Gjermania dhe Be mbështesin Shqipërinë në këtë drejtim dhe shtoi se Bavaria është përgatitur për të dhënë kontributin e saj për të dhënë ndihmë në arsimin profesional por edhe në fusha të tjera.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO