TIRANË – Në fund të fjalës së tij, Kryeministri i ka ftuar me humor, të pranishmit të marrin pjesë në koktejlin e organizuar për ta, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes.

“Tani, nga këto para që morëm, po marrim një shumë të vogël menjanë për të organizuar një koktejl”, - tha ai.

Kjo ishte ndërhyrja e dytë e ëktij lloji, që bëri kreu i Qeverisë, pasi në fund të fjalimit ai tha me ironi, duke nënkuptuar fjalimet e ish-Kryeministrit Berisha, se “këto shifra unë nuk i konsideroja arritje të mëdha, por as deri në ditën e fundit kur do të jem në këtë detyrë nuk do të më dëgjoni duke dhënë shifra që po kapim Gjermaninë apo që po xhelozojmë Kinën apo që kemi vënë në siklet BE-në për zhvillimin e tonë ekonomik. K

jo epokë ka marrë fund, pasi siç doli kur pamë shifrat reale nuk ishim të dytët pas Gjermanisë, por brima e fundit e një kavalli që realisht nuk i nderon shqiptarët.“

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)