Rama:Më i miri i PD asgjë në Tiranë 
s'ka kërcënim, votoni për të duhurin

Rama:Më i miri i PD asgjë në Tiranë <br />s'ka kërcënim, votoni për të duhurin
Kryeministri Rama gjatë një aktiviteti në Paskuqan për shpërndarjen e 750 legalizimeve u ndal te zgjedhjet lokale duke hedhur poshtë edhe akuzat se nëse nuk do të votohet mazhoranca, atëherë bashkitë rrezikojnë financimet. Dike i cilësuar si mosekzistente këto akuza, Rama theksoi se ai kërkon votën për drejtimin e duhur dhe jo për drejtimin e gabuar i cili është provuar, konkretisht ai solli shembullin e Lulzim Bashës dhe Xhelal Mziut.

Sipas Ramës, të gjithë ish-kryetarët e bashkive të Tiranës për keq apo për mirë, mbahen mend se kanë bërë diçka, por Basha sipas tij nuk ka bërë asgjë për t’u mbajtur mend.

Dalin ca e flasin se kërcënojmë se do mbetini pa ujë e financime nëse nuk na votoni. Kjo nuk ekziston. Nëse votoni atë që keni pasur në Kamëz e keni provuar, nuk do bëjë asgjë. Votimi në drejtimin e gabuar nuk çon asgjëkund. Modeli më i mirë i tyre është ky i Tiranës. Për 4 vite nuk bëri asnjë gjë."- tha Rama.

Po sipas Ramës, Partia Demokratike i kërkon votat për të bllokuar investimet e qeverisë dhe kjo nuk duhet lejuar.

"Kryetarët e bashikve dhe bashkitë s’mund të përdoren për të bllokuar. Janë aty për të punuar dhe për të zbatuar ato që ju keni nevojë.  Për 4 vite (Basha) nuk bëri asnjë gjë. Nuk guxojnë të dalin. Edhe kur dalin thonë ne do bënim këtë punë, por është Rama gjallë. Për çfarë i duan votat, që të thonë është Rama gjallë, se po të mos ishte ai do i bënim."- u shpreh kryeministri Rama.

Në ceremoninë e shpërndarjes së legalizimeve për banorët e Paskuqanit, Rama ka qenë i shoqëruar nga kreu i ALUIZN-it, Artan Lame dhe kandidati i së majtës për bashkinë e Kamzës, Safet Gjici.

Në fjalën e tij, Gjici, shprehu mirënjohje për bashkëpunimin mes qeverisë dhe pushtetit lokal dhe për mbështetjen e jashtëzakonshme financiare që i është ofruar bashkisë së Kamzës për cdo problem që kanë ngritur banorët.

Qeveria Rama po shpërndan legalizime, tapitë tuaja, premtim i dhënë në 23 qershor, i bërë realitet sot,- nisi fjalimin e tij kandidati i së majtës,- legalizim i djersës tuaj, e drejtë bazike qe ju takon. Bashkë do zgjidhim dhe shumë probleme të tjera. Kur bashkëpunimi është mes qeverisë vendore dhe lokale, është edhe më i madh. Deri më 2017, premtimi i qeverise Rama do realizohet dhe do legalizohen të gjitha shtëpite. Jemi në drejtimin e duhur dhe në 21 qershor do dini të zgjidhni drejtimin e duhur për të zgjidhur të gjitha problemet që ju shqetësojnë.”- përfundoi Gjici.

Pjesë nga fjala e Ramës
Sot jemi rikthyer pas një pune të madhe pas një pune të madhe nga ALUIZNI. Në 8 vitet e PD u  realizuan vetëm 155 legalizime janë më pak se 2 % e kërkesave që për 8 vite me radhë prisnin në radhë. Pjesa më e madhe e tyre nuk janë fare banesa. Ne shpërndajmë sot  750 legalizimet dhe pa e futur ju dorën në xhep. Sot me bindjen që ka ende shumë për t’u bërë, janë mijëra e mijëra të tjera për t’u realizuar. Askush nuk mund të pretendojë se në 18 muaj mund të bëjë më shumë pas shkatërrimit ndër vite. Problemet si papunësia e varfëria as nuk lindën, e as nuk u thelluan 18 muaj më parë. Gjetëm një shtëpi që rrezikonte të zhytej në një terr energjetik për shkak shkatërrimit të sistemit të energjisë.Shteti duhet çdo vit ta jepte 150 mln Euro për të mbushur gropën energjetike.  Ajo që kemi bërë në këtë sektor jo e kënaqshme për të gjithë, për dikë është e dhimbshme, por është e vetmja rrugë për të shpëtuar nga kanceri që thithte në mënyrë të vazhdueshme gjakun e ekonomisë sonë.  Reformat nuk janë gëzime të mëdha. Janë operacione të dhimbshme, ilaçet pas tyre janë të hidhura, por janë të dhimbshme. A ka prind që e fut në operacion fëmijën për ta torturuar. Nëna e fut në operacion vetëm për ta shpëtuar. Të gjithë duhet t’u përballojmë operacionet.  Dalin ca e flasin se PS kërcënon se do mbetini pa ujë e financime nëse nuk na votoni. Kjo nuk ekziston. Nëse votoni atë që keni pasur në Kamëz e keni provuar, nuk do bëjë asgjë. Votimi në drejtimin e gabuar nuk çon asgjëkund. Kryetarët e bashikve dhe baskitë s’mund të përdoren për të bllokuar. Janë aty për të punuar dhe për të zbatuar ato që ju keni nevojë. Modeli më i mirë i tyre është ky i Tiranës. Për 4 vite nuk bëri asnjë gjë. Nuk guxon të dalin. Edhe kur dalin thonë ne do bënim këtë punë, por është Rama gjallë. Për çfarë i duan votat, që të thonë është Rama gjallë, se po të mos ishte ai do i bënim.  Ky nuk bëri asnjë gjë, për çfarë do mbahet mend dhe ky është më i miri i PD.

Redaksia Online
(m.p/a.h/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin