TIRANE- Qeveria shqiptare është e interesuar në tërheqjen e sa më shumë investimeve të huaja, por për këtë nevojitet krijimi i një klime të përshtatshme. Këtë e ka shprehur kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me investitorë të huaj në vendin tonë, në prani edhe të ambasadorit të BE në Shqipëri Ettore Sequi, duke theksuar se vendosja e sistemit të taksimit të ndershëm i vjen në ndihmë sipërmarrjes. Kreu i qeverisë theksoi se sistemi i taksimit të ndershëm inkurajon investimet, si dhe nuk përbën barrë për biznesin e madh.
“Në takimin tonë të fundit, unë thashë se qeveria ishte e vendosur të garantonte një mjedis ekonomik që siguronte garanci ligjore, transparencë dhe parashikueshmëri, si edhe dhe një mjedis investues që do të ishte një vlerë për avantazhin konkurrues të të gjitha kompanive investuese. Unë ju premtova se do ishim partnerë në zhvillimin e biznesit tuaj dhe vendit tim. Pak më shumë se 100 ditë nuk janë të mjaftueshme për të siguruar një mjedis ekonomik dhe investues shumë të ndryshëm, por shpresoj se kanë qenë të mjaftueshme për të treguar se ne po lëvizim shpejt në atë drejtim dhe se jemi të besueshëm. Ndër masat e ndërmarra nga ne deri tani, më lejoni të veçoj ndryshimet në sistemin e taksave. Ai ka ndryshuar nga një sistem që pengonte zhvillimin e vendit, në një taksim të ndershëm që kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm, pa të cilin është e pamundur të sigurosh zhvillimin e çdo investimi.
Sistemi i ndershëm i taksimit lehtëson barrën mbi punën dhe forcon përballueshmërinë e shoqërisë. Ne e sjellim këtë sistem, të shoqëruar me eliminimin e taksës së korrupsionit. Sipas Bankës Botërore, korrupsion është rritur me më shumë se 100%, kështu nga 10% deri në 22% të taksës mbi të ardhurat që biznesi i madh i paguante qeverisë së kaluar. Kështu që sistemi i taksimit të ndershëm nuk përbën një barrë për biznesin e madh. Në të kundërt, ai përfaqëson një inkurajim dhe siguri të qëndrueshme. Taksa 22% mbi të ardhurat ndaj bizneseve, 12% e të cilës ishte një barrë e fshehtë, ishte një reflektim i qeverisjes që tjetër thoshte e tjetër bënte. Gjë që nuk do të ekzistojë më sot! Ne i shpallim qëllimet tona. Ne jemi të qartë lidhur me politikat tona. Ne jemi të jemi të hapur për të diskutuar mbi politikat tona dhe zbatimin e tyre, sipas atyre që kemi deklaruar. Referuar sistemit të taksimit, përsa i përket industrisë fason, ne po punojmë për një marrëveshje të veçantë fiskale, në mënyrë që t’u sigurojmë atyre kushtet fiskale më të mira të mundshme”, tha Rama.
Duke u ndalur tek Këshilli Ekonomik Kombëtar dhe mundësive që krijon ky këshill si urë lidhëse me biznesin, kreu i qeverisë tha se do të pasohet me krijimit të Këshillit të Investimeve, në mënyrë që të rritet edhe dialogu qeveri-investitorë.
“Përpara fillimit të zbatimit të sistemit të ri të taksimit, ne kemi krijuar Këshillin Kombëtar Ekonomik, në mënyrë që të mund të punojmë më pranë së bashku dhe të intensifikojmë ndërveprimin mbi politikat e ndjekura me aktoret kryesorë ekonomik dhe veçanërisht me biznesin e madh. Shumë shpejt, ne do të krijojmë gjithashtu një Këshill Investimi për intensifikimin e dialogut tonë cilësor me investitorët dhe të sigurojmë qëndrueshmërinë e tij. Ky Këshill duhet që në një kohë të shkurtër të asistojë dhe të bashkëpunojë me qeverinë për zhbërjen e procedurave të paqëndrueshme, procedurave të tejzgjatura, monopoleve dhe korrupsionit në mënyrën e të bërit biznes dhe investimit të Shqipëri. Sigurisht, ne jemi tejet të interesuar në tërheqjen e më shumë investimeve”, vijoi kreu i qeverisë.
RAMA: DUAM TE NDRYSHOJME MODELIN EKONOMIK TE VENDIT
Kryeministri Rama u ndal sërish tek borxhi qe qeveria i ka biznesit, duke akuzuar qeverinë paraardhëse për situatën e krijuar. Ndërkaq, kreu i qeverisë theksoi se po synohet ndryshimi i modelit ekonomik në mënyrë që të mos abuzohet me burimet dhe potencialet që ofron vendi ynë.
“Ne e dimë se pikë së pari, si qeveri shqiptare, në fakt, jo ne, por qeveria e mëparshme është në borxh me investitorët e huaj në Shqipëri. Dhe ky është një borxh i komunikimit normal që nuk kalon nëpërmjet klientëve politikë; një borxh i transparencës, mungesa e së cilës u reflektua në veçanti në praktikat përjashtuese, fshehur në skajet më të errëta të kontratave që nuk e panë kurrë dritën e diellit dhe praktikave të pandershme që vendoseshin në skajet e errëta të takimeve me klientët politikë; një borxh respekti që mungonte ndaj shoqërisë, sepse veprimet dhe sjellja e qeverisë së mëparshme i kanë njohur investitorëve të huaj rolin e dikujt që gjen mundësinë të bëhet shumë i pasur, duke shfrytëzuar dhe jo zhvilluar burimet e vendit tonë.
Kështu që, ndërkohë që po mundohemi ta bëjmë Shqipërinë një vend tërheqës për investitorë të huaj seriozë, më interesa të ndryshme, nga bizneset e vogla në sipërmarrjet e mëdha. Dhe ndërkohë që bashkëpunojmë me ju për të tërhequr më shumë investime te huaja direkte në Shqipëri; le të sigurohemi më parë që kushtet më të mira të jenë prezente për ju, njerëzit që po investojnë tashmë dhe kanë investuar në vendin tone, pavarësisht vështirësive.
Ne duam të ndryshojmë modelin ekonomik të Shqipërisë, pasi është e qartë që ky model i ka prodhuar përçarje sociale, ka lejuar abuzimin me burimet e vendit dhe ka lejuar keqpërdorimin e potencialit për tërheqjen e investimeve të huaja ne vend. Model i ri mbështetet shumë në përdorimin e frytshëm të këtij potenciali. Në këtë kuadër, bashkëpunimi ynë në këtë çështje bëhet më i rëndësishëm. Është jetësor. Megjithatë, në mënyrë që të arrijmë këtë, ne duhet të ndryshojmë mënyrën e qeverisjes së vendit. Dhe shpresoj që ju ta keni vënë re ndryshimin”, u shpreh kryeministri Rama.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com