Rama me kandidatët për deputetë në Tiranë: Fitojmë 20 mandate në kryeqytet! PD me mbetje të shekullit të kaluar! Skuadra jonë në lartësinë e pritshmërisë së qytetarëve (VIDEO)

Në takimin me kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës, kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur se në kryeqytet, PS do të fitojë 20 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa tha se skuadra e PS në Tiranë është në lartësinë e pritshmërisë së publikut, Rama bëri një krahasim dhe me kandidatët e PD ku ndërsa i përmendi disa me emra i cilësoi ata si mbetje të shekullit të kaluar. Nga kandidatët e PS ka veçuar Najada Çomon dhe Luljeta Bozon duke thënë se kanë pasur rol  të rëndësishëm gjatë pandemisë dhe tërmetit. Për Pandeli Majkon i cili është i 19 në listën e Tiranës tha se në mandatin e ardhshëm do të renditet i 20-ti dhe atëherë do të flasë edhe për Teatrin Kombëtar.

“Besoj që ne kemi vënë përpara zgjedhësve të qarkut Tiranë një skuadër e cila është në lartësinë e pritshmërisë së publikut. Të të gjitha moshave të të gjitha kategorive për të pasur një zgjedhje e cila në bazë të sistemit të ri zgjedhor është një zgjedhje për partinë por edhe zgjedhje preferenciale për një kandidat apo një tjetër. Shpreh mirënjohje për 2 zonjat e nderuara që janë në dy krahët e mi që u bënë pjesë e kësaj skuadre si një detyroim qytetar dhe si një angazhim qytetar dhe si një akt i cili flet shumë për faktin se sa më shumë partitë të kenë ambicie dhe vullnet për tu bërë pasqyra aq më shumë janë mundësitë që kjo të ndodhë”, tha Rama.

Gjatë takimit Rama theksoi se pandemia spostoi projektet e PS, prandaj nënvizoi se PS i duhet mandati i 3 për çuar deri në fund të gjithë proceset e nisura në mënyrë që ato të bëhen të pakthyeshëm dhe të mos përsëritet historia e zhbërjes. Teksa u ndaj te Reforma në Drejtësi, Rama theksoi se ajo nuk mund të imagjinohej pa PS.

VIDEO/Takimi i plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:40
Bora Muzhaqi thirrje të rinjve: Nuk ndryshohet Shqipëria nga kafja, ti vendosim shpatullat punës (VIDEO)

Kandiatja për deputete në Tiranë, Bora Muzhaqi, e cila është e 31-ta në listen e PS, ka dhënë dy mesazhe për rininë, por edhe për prindërit e të moshuarit.

“Dua të ndaj me ju eksperiencën dhe faktin sa e privilegjuar jam që jam këtu. Pas 7 viteve qeverisje tuaj, jam këtu me ju falë një nisme shumë të bukur “Deputeti që duam”. Shpresoj ti përfaqësoj denjësisht të rinjtë bashkë me ju.

Kam dëshirë që të rinjtë të bashkohen me mua, për të thënë që e vetmja mënyrë për të ndryshuar gjërat është duke punuar fort, ne nuk mund ta ndryshojmë Shqipërinë nga kafja, ti vendosim shpatullat punës për të ndryshuar gjërat. Jo vetëm të rinjve, këtë dua t’ua them edhe ju, prindërve dhe gjyshërve tanë, mos ndaloni së luftuari, na duhet mbështetja e të gjithëve. Duhet të vazhdojmë reformat”, tha Muzhaqi.

Ora 17:23
Bozo thumbon PD: Problemet nuk zgjidhen me boks e mundje, të mos harrojmë si ishte Shqipëria para 2013 (VIDEO)

Luljeta Bozo, e renditura e para në qarkun e Tiranës në listën e PS për zgjedhjet e 25 prillit, tha se qytetarët nuk duhet të harrojnë se si ishte Shqipëria para 2013 se ta merrte PS dhe të vlerësojnë të gjithë reformat e jashtëzakonshme që janë bërë në këtë periudhë. Bozo u shpreh se për të vijuar me forcimin e reformave të nisura dhe konkretizimin e tyre, PS i duhet një mandat tjetër. Ajo madje dha edhe një mesazh për PD, duke thënë se problemet nuk zgjidhen me boks dhe mundje, por me argumente.

"Do flas shkurt për dy arsye, e para që filloi sikur të fryjë pak dhe e dyta inxhinierët flasin pak. Kisha imagjinuar të bëhesha gjyshe dhe stërgjyshe, por jo të hyja në politikë. Kur erdhi ftesa me shumë dashamirësi dhe respekt nga zoti Rama dhe pasi më hoqi disa pasiguri Lali Eri siç i themi ne dhe duke pasur në konsideratë të gjithë atë njerëz të njohur e të panjohur pas tërmetit tragjik, pranova.  Duhet patuar parasysh që në këtë periudhë pati dy ngjarje shumë të vështira, tërmeti dhe pandemia, që ndërprenë në një farë mase për të arritur të gjitha objektivat. Njerëzit nuk duhet të harrojnë se si ishte në 2013 kur PS mori pushtetin dhe çfarë reformash të jashtëzakonshme bëri gjatë kësaj periudhe dhe pse duhet t'i japim mundësinë e mandati të tretë për të çuar më tej bejten e nisur për të mirën e qytetarëve dhe rinisë. Qeveria e tregoi veten ku në këto 15 muaj përballoi bukur pandeminë, në një kohë që qytete e fuqishme kaluan në kolaps shëndetësor. Edhe për tërmetin, ku Italia ende s'i ka strehuar ata që iu prish shtëpia nga tërmeti edhe pse kanë kaluar vite. Ne do të bëjmë të pamundurën, që PS të fitojë edhe ketë mandat të tretë që është në të mirën e të gjithëve. Nuk ka nevojë të bëjmë mitingje, njerëzit të kuptojnë në cdo bisedë që bën me të. Nuk zgjidhen problemet as me konfrontime, as me boks as me mundje, por me argumente,", tha Bozo.

Ora 17:07
Tiranë/Rama: Pandi meriton mbështetjen tonë si i 19 në listë! Majko: S'flitet për vijën e zjarrit në ekipin tonë të shpresës, përballë kemi ekipin e mbijetesës (VIDEO)

Nuk kanë munguar batutat mes Kryeministrit Edi Rama dhe Pandeli Majkos gjatë prezantimit  të kandidatëve të PS për qarkun e Tiranës. Rama tha se në mungesë të kohës nuk mund t'ua jap fjalën të gjithëve por do ja jap Pandit pasi mes batutave tha se është i 19 në listë dhe në vijën e rrezikut në qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa shtoi se ai dhe Pandeli Majko kanë marrë gjithçka nga PS në këto vite.

"Pandi meriton të gjithë mbështetjen tonë se është dhe i 19 se është në zonë e rrezikut dhe po ja jap fjalën edhe për një arsye të dytë, pasi pas meje ai ka marrë gjithçka nga PS, ai është i vetëdijshëm për këtë ashtu siç jam edhe unë, ai është treguar  gatshëm që ai të jetë veçanërisht aktiv në këtë fazë të ndeshjes kur fillon zyrtarisht fushata për pak ditë dhe kur sigurisht duhet të jem shumë të pranishëm te qytetarët", tha Rama

Nga ana tjetër Pandeli Majko tha se ai është i lumtur për skuadrën që PS ka në Tiranë dhe se brenda saj nuk ka kundërshtarë, pasi është skuadër e krijimit të Shqipërisë së të ardhmes dhe jo e mbijetesës që ka kundërshtari përballë. Majko tha se Tirana është qyteti i kryeëndrrës dhe i kryekërkesës dhe se përballë kanë ekipin e mbijetesës

"Tirana është beteja kryesore e kësaj fushate. Këtu nuk është fjala për matematikë se sa do të fitojmë por çështja është më thelbësore. Ky ekip nuk është një ekip mbijetese por shprese që bën një diferencë të madhe me ekipin që Tirana ka përballë. Ajo që kemi përballë është një grup njerëzisht që përpiqen të mbijetojnë në politikë. Kurse ne i bëjmë të qartë të gjithë njerëzve dhe socialistëve dhe votuesve se jemi shumë pranë historisë së marrjes së një mandati të tretë. Ky nuk thjeshtë kryeqyteti por një Shqipëri e kondestuar që mbart brenda kryeëndrra dhe kryekërkesa. Përballë kemi  ekipin e mbijetesës, ne e kemi treguar se kush jemi, ne jemi një ekip në thellë, dhe ji të varur nga vija e zjarrit. Mbase dhe si pak më i vjetri dëshiroj t'i drejtohem Tiranës për çdo koleg tonin votën për secilin prej tyre, pasi e kanë votën për të vazhduar këtë ndryshim. Ne po përpiqemi të ndërtojmë një shtëpi të re jo vetëm për këtë brez, por edhe për brezin e të ardhmes, këtu fle kryeëndrra dhe kemi detyrimin të bëjmë një krye fushatë", tha Majko.

Ora 17:05
Rama: Hata të votosh këto mbetje të shekullit të kaluar! PD ka në themel kombinim fatal! Luli administratori, Meta, Monika, Saliu luajnë pas fijeve të teatrit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi kandidatët për deputetë në Tiranë, nuk ka lënë mënjanë sulmet ndaj kundërshtarëve duke i përmendur me emër.

Rama u shpreh në Tiranë kundërshtarët kanë një shëmbëlltyrë katastrofike që kanë pas Monika Kryemadhin, Ilir Metën dhe Sali Berishën.

“I del para qytetit dhe kërkon votë për të marrë drejtimin e vendit me atë skuadër që pandi tha është  e mbijetesës por unë se konceptoj dot se çfarë arsye mund të ketë që ajo që është edhe esenca dhe shtylla kurrizore e asaj skuadre të mbijetojë. Nga Fatmir Mediu tek Dash shehi, Shpërtim Idrizi, Mesila, te Dulja, një hata e madhe të mendosh  që Tirana e vitit 2021 që ka hyrë në dekadën e re të shekullit të ri të votojë për këto mbetje të shekullit të kaluar, që e patën mundësin dhe e treguan për sa vlejnë.

Në themelin e vet ka faktikisht një kombinim fatal personash që larg qoftë i bie të jenë ata që nesër kontrollojnë drejtësinë, kontrollojnë ekonominë, Shqipërinë me një lider që nuk është lider por thjesht një administrator dhe me Ilir Metën monikën dhe Saliun që luajnë pas të gjitha fijeve të teatrit, është realisht e pamundur të imagjinosh që mes kujtdoqoftë në këtë skuadër se spo i fus të gjithë në këtë thes, por ajo që peshon në këtë skuadër që është boshti i kësaj skuadre atje ku buron vendimmarrja e kësaj skuadre është katastrofë.

Zgjedhja në këtë rast është e qartë. Për të tjerët do bëjmë të qartë se çfarë katastrofe është ajo skuadër, që e ka regresin të shkruar në letër të ballit si një biografi dështimesh. Në këtë skuadër për Tiranën dhe skuadrën tonë kombëtare ne kemi një harmonizim mes grave dhe vajzave, djemve dhe burrave, moshave të ndryshme, eksperiencave", tha Rama.

Ora 17:03
Rama: Në Tiranë do fitojmë 20 deputetë! Numri 19 i Pandeli Majkos është i veçantë, Elisës s’i ngel hatri që përmend vetëm këtë numër (VIDEO)

Kryeministrit Edi Rama ka thënë i bindur se në Tiranë do të fitojnë 20 mandate. Këtu ka përmendur dhe numrin 19, vend të cilin renditet Pandeli Majko. Ndërkaq Rama ka bërë dhe një batutë me ministren Elisa Spiropali duke thënë se asaj nuk i mbetet qejfi që po përmend vetëm numrin 19.

“Për sa më takon unë di dhe do të përmend vetëm numrin e PS dhe PS pastaj i takon të gjithëve të bëjnë zgjedhjen e tyre për kandidatin që preferojnë. 19 është një numër se unë e përmendi e oara sepse është numri i pandit e dyta sepse është objektivi ynë në Tiranë. E 3 sepse në Tiranë do të fitojmë 20 deputetëtë. Pandi kur të jetë i 20 në zgjedhjet e tjera do të flasë për teatrin e ri kombëtar njësoj siç foli për stadiumin sot.

Numri 19 është i veçantë, Elisës shpresoj të mos i mbetet hatri që unë përmend vetëm numrin 19.

Faleminderit Pandi se kur e thua ti është më bindëse për elektoratin gri. Si njeri që kam lindur në Tiranë si një njeri që jam rritur në Tiranë dhe kam drejtuar bashkinë Tiranë të një shqipërie të mbledhur këtu me të gjitha krahinat”, tha Rama.

Ora 16:53
Gjonaj: Rezultatet e reformës në drejtësi janë të prekshme, mandati tjetër për të konsoliduar shtetin e së drejtës (VIDEO)

Ministrja e Drejtësisë dhe njëherësh kandidatja e 7 në listën e Tiranës për PS, Etilda Gjonaj tha se reforma në drejtësi dhe rezultat e prekshme të saj janë arsye besimi që qytetarët t'i besojnë votën e tyre PS. Gjonaj shprehet se mandati i tretë do të shërbej pikërisht për të konsoliduar shtetin e së drejtës dhe të sigurojë barazinë e njerëzve para ligjit.

"Padyshim është hera e parë që jam pjesë e listës përfaqësuese të PS, pavarësisht angazhimit në detyrën që kam pasur. Rezultatet e reformës në drejtësi janë realitete të prekshme tashmë, kemi ende shumë për të bërë për luftën kundër korrupsion dhe të tjera, por tashmë janë krijuar mekanizmat që pritet të japin rezultate në 4-vjeçarin e  ardhshëm. Nuk kam më të voglin dyshim që njerëzit do të zgjedhin PS dhe do të sjellim konsolidimin e shteti të së drejtës. Besoj fort që më 25 prill qytetarët do të votojnë PS, pasi është e vetmja forcë që garanton sigurinë e jetës së njerëzve, zhvillimin e vendit, drejtësinë dhe barazinë e njerëzve para drejtësisë", tha Gjonaj.

Ora 16:47
Rama: Pa PS s’mund të imagjinohej Reforma në Drejtësi (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pa PS nuk mund të imagjinohej Reforma në Drejtësi.

“Reforma në drejtësi është një produkt i jashtëzakonshëm i një vullneti të jashtëzakonshëm. Ps ka investuar pa asnjë lëkundje që në momentin e parë. Pa PS smund të imagjinohej. Natyrisht që reforma është një produkt i një përpjekje kolektive por të qenit të krye të ministrisë së drejtësisë në këtë periudhë ska qenë pozicion i lehtë dhe as i lakmueshëm për shkak të mbajtjes së baltës që ne na shoqëron çdo ditë për çdo punë për çdo hap  që ne hedhim dhe unë besoj që ne të gjithë kemi arsyet që të jemi vërtet krenarë për punën e bërë në këtë drejtim nga të gjihtë ata që janë përfshirë”, tha Rama.

Ora 16:40
Rama: Mandati i tretë, për të bërë të pakthyeshme proceset e nisura! Historia ka treguar se pala tjetër s'e çon Shqipërinë në drejtimin e duhur (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se mandati i tretë kërkohet nga PS për çuar deri në fund të gjithë proceset e nisura për vendim në mënyrë që ato të bëhen të pakthyeshëm dhe të mos përsëritet historia e zhbërjes së tyre sapo qeveria merret nga krahu tjetër, duke iu referuar PD, ashtu siç na ka treguar e shkuara.

 "Unë mendoj që kemi të gjitha arsyet që të ndihemi krenar dhe të sigurt për atë që vjen pasi çfarë kemi bërë mbase nuk mjafton fare për të qenë të kënaqur, por mjafton për të garantuar se jemi e vetmja forcë se kemi idenë që mund të arrijmë aty ku duhen dhe aftësinë dhe eksperiencën për të arritur aty ku duhet. Përtej dy sfidave të mëdha që janë në sytë e të gjithëve, ne e dimë se ku duhet të shkojmë dhe se si të shkojmë aty ky duam që ta bëjnë Shqipërinë të ardhmen e fëmijëve tanë dhe zgjedhjen e parë të kujtdo dhe që të gjithë fëmijët nesër të ndihen krenarë jo thjeshtë për historinë dhe rrënjët e tyre. Në fund të fundit PS është krijuar dhe është rritur pikërisht për të bërë gjërat më të vështira dhe për të mundur gjërat që me të tjetër janë bërë thjeshtë të pamundura dhe për t'ia dalë aty ku duket sikur është e pamundur. Skuadra jonë është skuadër e eksperiencës dhe i energjive të reja që vijnë nga gra dhe vajza e djem e burra që na janë bashkuar për këtë ndeshje të radhës për 25 prill dhe i profileve dhe eksperiencave të krijuara në rrugë të ndryshme të jetës. Kemi kapacitete qeverisëse të plota dhe të shtuara në gjithë këtë periudhë kohe që kemi drejtuar vendin për më shumë se 7 vite dhe kërkojmë një mandat të tretë që i duhet patjetër vendit për të bërë të pakthyeshëm çdo proces transformimi dhe të mos përsërisim historinë që në të shkuara që ka treguar se kur drejtimi shkon në kahun e atyre që janë përballë nesh, gjërat për vendin nuk shkojnë në drejtimin e duhur. Ne jemi të vetëdijshme se shumë çka mund të ishte bërë ndryshe dhe ne kemi bërë gabimet tona, por është e sigurt që në tërësinë  tyre punët tona mbetën punë që janë në shërbim të përparimit të vendit dhe vendi sot është shumë më i përparuar nga se e morëm. Ne jemi ende larg asaj pikës ku duam dhe mund të mbërrijnë në të ardhmen për ta lëmë pastaj stafetën në të ardhmen, por duke pasur parasysh se nga jemi nisur pa dyshim zgjedhja është shumë e qartë, Shqipëria nuk mund të bjerë në duart e atij konglomerati në duart e atyre që e kanë pasur", tha Rama.

Ora 16:40
Manastirliu: Më 25 prill rinovojmë kontratën me shqiptarët, mbajtëm premtimet (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e katërta në listën e kandidatëve të PS-së në Qarkun Tiranë është shprehur e bindur në fitoren mazhorancës më 25 prill për shkak mbajtjes së premtimeve.

"Jam shumë krenare që jam pjesë e një force politike që ka në gjak progresin.  Kemi përballuar 2 sfida të mëdha. Ne qëndruam në lartësinë e detyrës. Sikurse e kemi menaxhuar dhe vijojmë ta menaxhojmë çdo ditë këtë sfidë të pandemisë. Më datë 25 prill do të rinovojmë kontratën me shqiptarët pasi ne bëjmë atë që themi dhe premtimet i kthejmë në vepra. Falë edhe ekipit të Tiranës ne do t'ia dalim të jemi alternativa fituese",

Ora 16:30
Rama me kandidatët për deputetë: Luljeta me Najadën nuk janë zgjedhje të rastësishme! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës ka veçuar Najada Çomon dhe Luljeta Bozon duke thënë se kanë pasur rol  të rëndësishëm gjatë pandemisë dhe tërmetit.

"Luljeta me Najadën nuk janë zgjedhje të rastësishme. Cfarë do të kishim bërë, si do të mund ta përballonim si shoqëri goditjen nga virusi nëse nuk do të kishim bërë gjithë ato punë të mëdha që janë bërë në sektorin e shëndetësisë. Është e paimagjinueshme ta mendosh që cfarë mbështetje, përkujdesje, mundësie do të kishte sistemi ynë shëndetësor, për t’u qëndruar mjekëve, infermierëve dhe sallat e reanimacionet nëse virusi do të kishte zbritur disa vite më parë, kur sistemi ynë ishin në një gjendje, të thuash e mjerueshme është pak. Prania e Luljetës dhe Najadës në këtë skuadër është nga njëra anë adresimi i nevojës së përfaqësimit tek kategori profesionistësh dhe individësh që kanë pasur një rol të jashtëzakonshëm në këto 15 muaj të fundit nëse nisemi që nga tërmeti” tha Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirana: 24/03/2021 07:00

    Nja Bravo per Ylli SHEHU

    Përgjigju
  • Vlora: 23/03/2021 23:51

    Nje bravo te fuqishme dhe inkurajim per Etjen Xhafen

    Përgjigju
  • Endri: 23/03/2021 22:28

    Ato 1 milion e gjysem shuplaka qe i kujtoje shpesh para 8 viteve do te kthehen nga fytyra jote kesaj here.Ska justifikime vetem varferi ke sjelle.

    Përgjigju
  • tiransi me PS: 23/03/2021 21:20

    JAM dakort me bokun,,,,,asnje tirans puro nuk mund te votoje per PD ,,per kete parti te degjeneruar --hajdute --kriminele--,,,PD eshte partia me shkatarruese ne shqiperi dhe vecanerisht ne tirane,,,ardhja e malokeve SOLLI SHKATARRIM TE TIRANES DHE ZAPTIME TE TOKAVE TE TIRANASVE ME PARRULLEN TOKE E XANUN,,KJO PARTI E POSHTER e coi ekonomine e tiranes 100 vjet prapa....

    Përgjigju
  • Loli: 23/03/2021 20:46

    Personalitete si Bozo duhet te fitojne dhe te jen ne parlamentin e ardhshem por ti Edo dhe PS me 26 prill do gdhilleni opozitar.Je bo me keq se plaku Mere.

    Përgjigju
  • gon sallata: 23/03/2021 19:20

    O LALI ERI ,,,c'fare do ti aty mor kopuk,,,shko mor pastro rrugete tiranes dhe zhblloko te gjitha pusetat ne rrugen e kavajes ,,dhe tek zogi i zi se jane te bllokuata nga dherat.....

    Përgjigju
  • ymeri: 23/03/2021 19:17

    BRAVO BOZO ,,TIRANA DO KENE NJE REZULTAT 20 DEPUTETE PER PS,,,JE NJE FIGURE E MADHE E INTELEKTUALIT,,,,VETEM TEK PS MUND TE AMBIENTOHEN INTELEKTUALET,,,,,KJO BOZO ME KETE MBIEMER NA KUJTON ATE BOZEN E MIRE NE TIRANE PARA 1990.....

    Përgjigju
  • Pandi: 23/03/2021 17:48

    Te plasi k... per pandeliun ty

    Përgjigju
  • tironci: 23/03/2021 16:52

    LESHIN DO FITONI PO HE BONI GERR GERR SA DONI ... IKE PLAKU MERE ME GJITHE TESPIE E TOSUMBAC

    Përgjigju
    • per yllin e Tirones: 23/03/2021 18:35

      Edhe 4 vjet po njehere, pastaj shohim

    • Aferdita: 23/03/2021 18:00

      O yll o dritë o shpirt, nga e nxorre këtë konkluzion?

    • Boku: 23/03/2021 17:34

      Epo tjesh tirons edhe te jesh me Pd eshte virus qe ska vaksine. Te votosh Pd qe ste ngeli malok pa ndertu buze Tirones edhe pa zabtu toke qe jua kan lene te paret ju qofshi.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër