Rama me koordinatorët: Datën e
Kongresit e diskutojmë me anëtarët

Rama me koordinatorët: Datën e<br />Kongresit e diskutojmë me anëtarët
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka nisur një takim me koordinatorët e Partisë Socialiste në orën 18:00 takim në të cilin fokus i diskutimeve ka qenë përgatitja e partisë për zgjedhjet dhe mbajtjen e Asamblesë së kësaj force politike.

Në një deklaratë të shkurtër të bërë menjëherë pas daljes nga selia e PS-së, Rama ka theksuar se data e Kongresit diskutohet vetëm me anëtarët e Partisë Socialiste.

"Datën e Kongresit e diskutojmë vetëm me anëtarët e PS" ka thënë Edi Rama.

Burime për shqiptarja.com thonë se në këtë takim është vendosur për caktimin e datës së mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme e cila do mund të zyrtarizojë edhe shtyrjen e Kongresit, i cili pritet që të mbahet në muajin mars, ndonëse fillimisht ishte planifikuar që të mbahej në muajin janar.

Kjo ka ardhur për shkak se, deri tani nuk kanë përfunduar zgjedhjet e drejtuesve të organizatave në këtë forcë politike, ndonëse vetëm pak ditë më parë kryetari i PS, Edi Rama iu dha ultimatum koordinatorëve që këto zgjedhje të mbyllen brenda muajit janar.

Mbledhja në ambientet e PS ka nisur në orën 18:00 dhe ka zgjatur për rreth 40 minuta, aty ku ndodhej edhe kryetari Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, ku ishin të pranishëm përfaqësues të të gjitha qarqeve të cilëve iu janë ndarë detyrat për secilin qark.

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit