Seanca e Kuvendit të kësaj të enjte ka nisur me një mocion debati të kërkuar nga opozita për ndihmën ekonomike. Teksa kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, po fliste në foltore, kryeministri Rama kishte vënë kufjet në vesh.

Ky detaj nuk i ka shpëtuar Spahos, i cili ka ndërprerë fjalën, duke kërkuar që Rama të heqë kufjet. Kjo ka shkaktuar edhe debate në sallë. Por përgjigjen e dha kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i cili u shpreh se kreu i qeverisë po dëgjonte Spahon pasi fonia e Kuvendit është e dobët.  

[gallery]25812[/gallery]
Debati për kufjet e Ramës: 

Edmond Spaho: Nëse ka nevojë të dëgjojë muzikë, ka një dhomë atje, të shkojë e të dëgjojë. Kjo tregon seriozitetin, se sa seriozisht e merr këtë çështje. 

(Reagon edhe Lulzim Basha nga vendi)

Gramoz Ruçi: Kufjet i ka për të dëgjuar më mirë tyja kthjellët (i drejtohet Spahos), se është fonia e dobët.

Edmond Spaho: Kryeministri të heqë kufjet pastaj të vazhdoj unë.

Gramoz Ruçi: Ky u nderon, juve s’doni, vazhdoni…

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com