Rama me Lindën, relaks
në plazhin e Qeparosë

Rama me Lindën, relaks <br />në plazhin e Qeparosë
TIRANE - Gushtit dalëngadalë po i vjen fundit dhe me hyrjen e shtatorit selitë partiake - e bashkë me to edhe debati politik - do të rinisin të gumëzhisin. Por ka ende kohë për pak ditë relaks buzë brigjeve të Jonit dhe Edi Rama duket se është duke i shfrytëzuar mirë ato.

I shoqëruar nga e shoqja Linda dhe miq të tjerë, kryetari i Partisë Socialiste është fotografuar ndërsa po pushonte në plazhin e Qeparosë. Pamjet e tyre janë shfaqur sot në media.

Përveç freskimit në ujërat e kulluar të bregdetit shqiptar, çifti nuk ka lënë pas dore edhe shëtitjet nëpër fshat, gjatë të cilave ka shfaqur një pamje sportive. Edhe në këtë rast, Edi Rama ka shprehur të gjithë esktravagancën e tij në kombinimin e ngjyrave, duke bashkuar bluzën lejla me çorapet e gjelbërta.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarizohet Po-ja e Izraelit për armëpushimin në Liban, e miraton kabineti i sigurisë: 60 ditë ndërprerje e luftës

Zyrtarizohet Po-ja e Izraelit për armëpushimin në Liban, e miraton kabineti i sigurisë: 60 ditë ndërprerje e luftës