TIRANE - Kryetari i PS-së, Edi Rama, është takuar sot pasdite me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme, në një takim të cilësuar prej tij si "pozitiv", që zgjati 1 orë e 15 minuta.
Sapo ka dalë, Rama ka lënë një shënim në Fb lidhur me temën e bisedës: "Me Prokurorin e Përgjithshëm, për tematikën e bashkëpunimit institucional dhe influencën e krimit mbi vendin. Takim pozitiv."
Takimi i Ramës nuk pati një program të bërë publik paraprakisht. Takimi nisi në orën 18:00 dhe përfundoi në 19:15. Edhe ky takim, është i pari i kryesocialistit si një kryeministër i ardhshëm me kreun e Prokurorisë. Po sot paradite, Rama u takuar edhe me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com