Rama me mësuesen me tumor
Vasili: Damkë e zezë e turpit

Rama me mësuesen me tumor<br />Vasili: Damkë e zezë e turpit<br>
Edhe kryetari i grupit të LSI, Vasili ka reaguar lidhur me historinë e mësueses nga Rrësheni të prekur nga tumori që publikoi sot kryeministri. Ai thotë se Ramës, damka e zezë e turpit që përdori shëndetin e njerëzve për ca dite të fëlliqura pushtet më shumë nuk do ti ndahet gjithë jetën.

Mësuesia nga Rrësheni që vuan nga kanceri i gjirit gjatë një takimi në Rrëshen pak ditë më parë i shprehu shqetësimin kryeministrit, ndërsa Rama i premtoj se brenda 10 ditëve do të siguronte ilaçin në spital duke mbajtur premtimin.

Statusi i Petrit Vasilit
Dy pyetje per kete kryerrypin kryeminister qe shet dhe blen shendetin

1.Po muajt e jetes se demtuar pa kurim dhe pa ilace qe s'ja dha pushteti i tij ja ktheu mesueses nga rresheni.

2.Meqe ka thene kryerrypi boll qe te ankohen njerezit se jua zgjidh ky,pyes meqe u ankova une dje publikisht,po per femijet e semure ne onkologjine e pediatrise,hemofiliket e talasemiket pse nuk pergjigjet.Apo meqe eshte kryerryp ankesave te opozites nuk ju pergjigjet.

Damka e zeze e turpit qe perdori shendetin e njetezve per ca dite te felliqura pushtet me shume nuk do ti ndahet gjithe jeten,sepse jeten qe eshte nje e drejte e shenjte e cdo shqiptari ky i marre jua shet per nder.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane