TIRANE - Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka përshëndetur sot qytetarët e Tiranës, që realizuan fitoren e PS-së në Tiranë. Në një takim festim në amfiteatrin pranë Liqenit artificial, pas deputetëve të kryeqytetit, e mori fjalën kryetari Rama.

Tri gjëra spikatën në fjalën e tij: E para, që ai garantoi qeverisje për të gjithë qytetarët e vendit, pa dallim nëse votuan apo jo PS-në, së dyti, asnjë ndarje qytet - fshat apo veri-jug dhe së treti, ai afroi mundësi mundësi konkretet punësimi për të gjithë ata që janë të motivuar për të punuar në qeverinë e majtë. Ftesa ishte e qartë: Na sillni motivacionin tuaj për të kontribuar për shtetin!

Falenderimet nuk munguan për asnjë deputet, për asnjë njesi, por të veçanta ato qenë për njesitë bastione të PD-së që "si Shkodra, si kavaja", votuan majtas: njesia 8 për shembull apo "qershia mbi tortë" - Lapraka. Dhe në përfundim, rama tregoi hyrjen e tij në PS, ku nuk i lejohej; takimin me Pandeli Majkon "e rreptë" që e pa si një beqar të pashpresë dhe "urdhrin" e tij për "të mos vajtur më në PS me çorape të kuqe", ç'ka shkaktoi të qeshura tek qindra qytetarët e mbledhur në amfiteatër.
 
RAMA: ME NE FITUAN EDHE ATA QE NUK NA VOTUAN DHE DO T'UA TREGOJME SE SI
Në fjalën e tij, Rama tha: “Ne nuk duam që qoftë edhe një shqiptar i vetëm të ndjehet keq duke na parë buzëqeshur dhe duke falenderuar ata që bënë të mundur këtë fitore, ndërkohë që dikush nuk ka votuar për ne. sepse ne duam të mirëqeverisim edhe pë rata që nuk na kanë zgjedhur apo nuk na kanë votuar. Por të gjithë ata që nuk na kanë votuar, dua t’u them se falë jush, edhe ata janë çliruar, janë shpëtuar dhe se nga se janë çliruar dhe shpëtuar, këtë do t'ua provojmë me veprat e qeverisjes sonë. Janë çliruar mësuesit, mjekët dhe infermierët në spitale, nxënësit, biznesmenët."

"NUK KA NDARJE FSHAT-QYTET: ME MIRE NJE MALESOR SI GJITHKUSH SESA NJE SHKOLLAR SI ASKUSH"

Në vijim, kreu i PS-së theksoi: "Një shpirt i ri qytetar do të vijë në qeverisjen e këtij vendi. Shumë është lujatur me këtë shprehjen qytet-fshat, por unë preferoj atë thënien e Koliqit :”Më mirë një malësor si gjithkush sesa një shkollar si askush.” Me gjithë respektin për ata që nuk na kanë votuar, janë çliruar e kanë shpëtuar të gjithë progresistës; ka marrë fund përndjekja e tyre në kuptimin e plotë të kësaj fjale, duke e përzënë nga puna “ik, se nuk je i joni”. Dhe në fund, të gjithë ata që e kanë humbur të drejtën e punës, do të rikthehen në punë. Ashtu si dhe ata që sot janë në punë nuk duhet të ndihen të kërcënuar nga ne nëse janë aty për meritën e vet. Sot nuk ka ndarje që na imponuan veri- jug,sepse sot është një kohë e re për Shqipërinë. Ne jemi pak, ne jemi bijtë e shekullit të ri. Ne jetojmë në një kohë të re dhe nuk mund të mbijetohet politikisht me armët e vjetra të së shkuarës."

PS, FALENDERIME TE POSACME NJESISE NR.8 DHE LAPRAKES

Rama dha edhe falenderimet për fitoren: "Unë nuk dua të bëj klasifikim, por dua ta filloj nga njësia 8, sepse ajo si shkodra, si kavaja, rrëzoi me votën e parë të lirë, Presidentin e Partisë së Punës dhe me votën e lirë të mbeturin nga Partia e Punës! Dhe e fundit, qershia mbi tortë, fitorja e Laprakës."

RAMA JEP OFERTE PER PUNESIM DHE TREGON HYRJEN E TIJ NE PS "SI BEQAR ME ÇORAPE TE KUQE"

Në fund, ai i bëri një ofertë të gjithë të interesuarve për të punuar që të paraqesin motivacionin e tyre për të kontribuar për shtetin shqiptar dhe njëherësh, tregoi edhe një histori për ditët e tij të para në PS, kur Pandeli Majko e priti me fjalët se duhej të martohej e të mos e zgjaste më dhe të mos shkonte më në PS me çorape të kuqe."
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)