Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Sallën e Hartave në Kryeministri me përfituesit e programit LEAD Albania të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama thekson se, përmes këtij programi dhjetra profesionistë të rinj të talentuar bëhen pjesë e qeverisjes në nivel qendror e lokal pas një procesi konkurrues e rigoroz përzgjedhjeje, për të kontribuar më pas me aftëstië e tyre në institucionet publike.
“Meritë dhe talente në Administrimin Publik. Sot në Sallën e Hartave me përfituesit e programit LEAD Albania të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, përmes të cilit dhjetra profesionistë të rinj të talentuar bëhen pjesë e qeverisjes në nivel qendror e lokal pas një procesi konkurrues e rigoroz përzgjedhjeje, për të kontribuar më pas me aftëstië e tyre në institucionet publike”, shkruan Kryeministri Rama në postimine tij.
Çfarë është programi LEAD Albania?LEAD Albania” është një program i ngjashëm me Programin e Shtëpisë së Bardhë për Lidershipin ( White House Fellows Program) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëllimi i Programit në Shqipëri është që t’u sigurojë profesionistëve të rinj dhe të talentuar shqiptarë përvoja të drejtpërdrejta në procesin e qeverisjes së Shqipërisë. Pjesëmarrësve u ofrohet mundësia për të punuar në pozicione të larta në stafet drejtuese të institucioneve shtetërore si Kryeministria, Institucioni i Presidentit, Ministri të ndryshme dhe Bashkia e Tiranës.
Përvoja e punës për pjesëmarrësit pasurohet me një komponent trajnimi, ku në një seri seminaresh do të trajtohen tema si integrimi evropian, politikat publike, vendimmarrja, politika e jashtme, politika të sigurisë apo zhvillimi i kompetencave sociale dhe i aftësive të lidershipit. Programi ka si synim që individët e përzgjedhur jo vetëm të mësojnë në pozicionet e tyre, por edhe të kontribuojnë në mënyrë domethënëse në produktivitetin, eficiencën dhe novacionin tek institucionet pritëse.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
68.7%
-
Edi Ramën
27.5%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 1369
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qeveria me strategji të re/ S’ka më përjashtime nga taksat, mbështetja e bizneseve apo individëve do të bëhet me kompensime e financiare
6 Tetor, 17:58
-
Itali/ Shqiptari kapet me 3 kg kokainë të paketuar me “Rolex” dhe 48 mijë euro cash në banesë! Me precedentë penalë në trafikun e drogës, e tradhtuan lëvizjet
6 Tetor, 17:54
-
Sasia e duhur e magnezit që ju duhet çdo ditë për shëndetin
6 Tetor, 17:40
-
Terroristët e Iranit synonin të sulmonin Athinën, në shënjestër ndërtesa që strehon qendrën hebraike dhe një restorant
6 Tetor, 17:30
-
Man. United 'pa busull', katër ndeshje pa fitore! Chelsea barazon 1-1 në Londër kundër Nottingham
6 Tetor, 17:19
-
Të djathtët evropianë mbështesin Salvinin para vendimit gjyqësor për emigrantët
6 Tetor, 17:10
-
Si u përmbyt Vlora? Pa investime e shkelje nga institucionet! Plehra e ndërtime pa leje në kanal! Hidrovori në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës, as 30% funksional (VIDEO)
6 Tetor, 17:02
-
1500 vrapues nga 35 shtete, Elbasani mirëpriti Maratonën 'Skampa'
6 Tetor, 16:53
-
Irani paralajmëron Netanyahun: Mos luaj me zjarrin, kemi skenarë për t’u përballur! Kryeministri izraelit viziton trupat tokësore në Libanin jugor
6 Tetor, 16:47
-
Mallakastër/ 871 familje pa ujë të pijshëm prej 3 dekadash, kryebashkiaku: Brenda 2024 nis puna për ujësjellësin e ri
6 Tetor, 16:47
-
E rëndë në Milano, 45-vjeçari shqiptar plagos me pistoletë djalin adoleshent të partneres, arrestohet! U grindën në rrugë, 18-vjeçari rëndë në spital
6 Tetor, 16:28
-
Hapet Muzeu Etnografik i Krujës, priti 10 mijë vizitorë brenda 3 muajve
6 Tetor, 16:26