Rama:Me reformën në Drejtësi 
mesazh BE, Schulz:Ju vlerësojmë

Rama:Me reformën në Drejtësi <br />mesazh BE, Schulz:Ju vlerësojmë
TIRANË - Ka përfunduar në ambientet e kryeministrisë edhe takimi mes kryeministrit Rama dhe Martin Schulz. Pas takimit kokë më kokë Rama u shpreh se “Kryesfida e viti, reforma në drejtësi, për të cilën jemi angazhuar plotësisht. Do të kalojmë në vjeshtë për të dhënë mesazh të fortë BE-së për vullnetin tonë prë të qenë pjesë e familje së BE.”

Ndërkohë që Schulz ndërsa foli për marrëveshjen e arritur në Bruksel për Greqinë, vlerësoi rolin konstruktiv ët Shqipërisë në rajon, por edhe mbështetjen e qartë të linjës së BE ndaj Rusisë.

“Me Kryeministrin ramë dakord për çdo gjë. Vlerësoj Shqipërinë për 2 gjëra. E para qëndrimi konstruktiv të Shqipërisë për stabilitet në rajon dhe Mbështetjen e qartë që i ka bërë linjës së BE-së ndaj federatës ruse. Shqipëria ka mbajtur të njëjtën linjë ashtu si ne.” –tha Schultz.
 
Ndërsa në lidhje për marrëveshjen me Greqinë, ai u shpreh “Kënaqësi të mbaja premtimin e bërë. Jam nisur vetëm pak minuta pas arritje së marrëveshjes në Bruksel për Greqinë. Jam i kënaqur që arritëm këtë marrëveshje, kaluam një krizë më të madhe. Kjo ishte një gjë e mirë pasi kriza do të kishte një efekt edhe në Shqipëri. Do të punojmë për të ndihmuar Greqinë."

Në përfundim të fjalës së tij, Schultz përgëzoi Ramën për ndryshimet e bëra në ambientet e kryeministrisë, “Falenderoj Ramën se më tregoi këtë ndërtesë të mrekullueshme”.  

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)