Rama:Me Serbinë më tepër gjëra
që na bashkojnë sesa na ndajnë

Rama:Me Serbinë më tepër gjëra<br />që na bashkojnë sesa na ndajnë
“Me Serbinë ka shumë më tepër gjëra që na bashkojnë se gjëra që na ndajnë, edhe pse kjo dukej e pamundur deri vetëm pak kohë më parë, në momentin kur unë u bëra kryeministër përpara pak vitesh. Një prej gjërave që kemi të përbashkët është besimi në vlerat e BE-së dhe dëshira për të qenë pjesë e saj. Edhe një herë, siç e kam thënë me admirim dhe përulje, nuk besoj se njerëzimi ka njohur ndonjëherë në historinë e tij një program ekonomik e politik më ambicioz se BE-ja.
Procesi për të arritur deri këtu ka qenë i trazuar, ka tejkaluar kriza të mëdha, ka njohur shumë ulje e ngritje, si Brexit në këtë moment. Në këtë çast jemi në një pikë të ulët, por projekti europian nuk është ndërprerë dhe nuk do të ndërpritet ndonjëherë, besoj unë
”, kështu u shpreh kryeministri Rama gjatë fjalës së mbajtur  në Forumin Global të organizuar  nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Në vijim, Rama theksoi se jetojmë në një botë që përballet me probleme dhe sfida, por e drejta për të udhëhequr është ndër privilegjet më të mëdha që populli mund t’i japë dikujt.

Gjatw fjalws ai vuri theksin tek ekonomia dhe tek qeverisja e re.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave