Shefi i qeverisë theksoi se kjo fushë përbën një potencial të madh zhvillimi për Shqipërinë dhe për pasojë nevojitet një strategji e plotë zhvillimi për të ardhmen, për t’u larguar një herë e mirë nga arnimet e vazhdueshme që janë bërë në këtë sektor.
Kryeministri i kërkoi Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Ahmetaj, të organizojë seanca të posaçme konsultimi me shoqatën e agjencive të sigurimeve, në mënyrë që brenda afatit kohor të një muaji të përgatitet një plan strategjik për këtë sektor.Rama vuri në dukje se interesi i publikut do të jetë në qendër të strategjisë së re që do të hartohet./a.g/
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)