Shqiptarja.com ka siguruar videon e takimit të mbyllur të Ramës me drejtuesit lokale, ku ka ndarë detyra të posaçme për ta, shtatë ditë përpara zgjedhjeve parlamentare.
Duke i porositur që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve, kreu i qeverisë ka dhënë lajmin se sipas anketimeve të brendshme, PS ndodhet pranë një fitoreje të madhe në këtë qark, si asnjëherë më parë.
“Jemi realisht, bazuar në anketimet tona, shumë afër një fitoreje që s’e kemi pasur kurrë në këtë Qark. Është shumë e rëndësishme që të bëjmë në këto shtatë ditë si asnjëherë më parë, pa pushim, pa u lodhur, një punë organizative në çdo qelizë të trupit elektoral”, u shpreh Rama.
