Rama me të rinjtë në Fier:
Bashkë për ndryshimin e politikës

Rama me të rinjtë në Fier:<br />Bashkë për ndryshimin e politikës
FIER- Kreu i Partisë Socialiste ndodhet sot në qytetin e Fierit për të zhvilluar një takim me të rinjtë dhe të rejat e këtij qyteti. Duke u shpërndarë teserat për anëtarësimin në PS, Rama tha se “politika u ka dhënë njerëzve modelin e gabuar, duke shkatuar një indiferentizëm tek këta të fundit ndaj proceseve politike në terësi."

Rama u ka bërë thirrje të rinjve të kthejnë sytë drejt politikës dhe të angazhohen terësisht në të, si një mënyrë e mirë për të luftuar cinizmin dhe gënjeshtrën, në një përpjekje të përbashkët për të ndryshuar modelin e gabuar politik aktual.
“ Të merresh me politikë do të thotë të refuzosh cinizmin dhe gënjeshtrën”-tha Rama.
Kreu i PS-se shtoi se  “Karta e anëtarësisë është një mundësi e sfidës “Po guxoni të shikoni politikën me sytë e shpresës. Dera jonë është e hapur për të gjithë ju” .


Në faqen sociale Twitter Rama tha se “plot 400 te reja e të rinj morën kartën e PS sot në Fier me plot entuziazëm e dëshire per t’iu bashkuar projektit për një Rilindje Shqiptare”. Gjithashtu ai konfirmoi se këtë javë do të ketë një portarl në ëeb për të lehtesuar anëtaresimet për ata që duan një pike konsultimi e po ashtu për anëtaresimet online”.

Një ditë më parë kryesocialisti pati një takim me të rinjtë në Lushnjë, ku u anëtarësuan në PS 300 të rinj dhe të reja, duke u bërë pjesë e programit politik të PS për një "Rilindje Kombëtare". Kryetari socialist tha se ky program është instrumenti më i sigurtë për të rinjtë shqiptarë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar