Rama me të rinjtë:Politika forca e
ndryshimit dhe bashkimit

Rama me të rinjtë:Politika forca e<br />ndryshimit dhe bashkimit
Kryeministri Edi Rama është takuar pasditen e së mërkurës me të rinjtë e Internacionales Socialiste, të mbledhur në Jalë.

Gjatë fjalës së tij, Rama është ndalur në këndvështrimin e tij rreth situatës politike në botë, ku tha se së bashku të gjithë mund të ndryshojnë çdo gjë për ta përmirësuar atë në shërbim të qytetarëve.
 
 "Ky është një moment që ia vlen të flitet për politikën. Nga larg në distancë shihet si dicka e keqe, por është një forcë për të bashkuar njerëzit dhe për tu dhënë mundësinë të bëjnë gjëra të cilat vec e vec nuk i bëjnë dot. Pas një transformimit teknologjik të komunikimit , janë mundësi që e kanë kthyer komunikimin nga ai vertikal në atë horizontal ku cdo kush ka mundësinë të thotë idetë e veta.

Dhe politika si forcë si instrument , si përfaqësim ka marrë një tjetër goditje dhe është një goditje globale, politika  është vënë në shënjesër si një burimi të keqes . E vërteta është se politika sikurse është një forcë që mund të bëjë keq por është edhe një forcë që mund të bëjë mirë.

Në këtë atmosferë mbytëse, në këtë atmosferë duket dekurajuese që të rinjtëtë merren me politikë. BE e ka krijuar politikën përmes ritmit më madhështor që mendja e njeriut ka konceptuar në vështimin e të ardhmes , për ndërveprim mes shtetesh për kapërcimin e konflikteve . Nëse shembulli i BE është një shembull i cili mbase na con shumë larg  por është shembull për të kuptuar forcën transformuese që ka politika.

Përmes politikës njerëzit mund të bëjnë gjëra që vetëm nuk  mund t’i bëjnë dot vetë.Prandaj është politika që së bashku me të tjerë njerëz  të mund të zgjidhin problemet.Angazhimi politik nuk është një angazhim që ka të bëjë gjithmonë me një lëvizje politike, por me vullnetin për të mos e pranuar si të mirëqënë e të pandryshueshëm realitetin e përditshëm të një komunitetit të vogël, një qyteti, apo një vendi”"
u shpreh Rama 
 
Duke iu drejtuar të rinjve të huaj të Internacionales të pranishëm në Festival  ai u shpreh se është i sigurt se ata do të kthehen sërish.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët