Rama me tregtarët në Lushnje:
Plan emergjent për rilindjen e fshatit
Kreu i PS, ishte sot në një prej tregjeve të shitjes me shumicë në qytetin e Lushnjës. Tregtarët flasin për një pamundësi për të vazhduar më tej me aktivitetet e tyre të cilat ndodhen në kufirin e mbijetesës
LUSHNJE - Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, në vijimësi të takimeve me tregtarët ishte sot në një prej tregjeve të shitjes me shumicë në qytetin e Lushnjës.
Tregtarët flasin për një pamundësi për të vazhduar më tej me aktivitetet e tyre të cilat ndodhen në kufirin e mbijetesës. Lidhur me problematikat e shfaqura nga tregtarët, kryesocialisti i prezantoi atyre një plan emergjent me 5 pika për Rilindjen e fshatit, që janë dhe pika të Programit për një Rilindje Shqiptare.
“Ne duam që e para ta pesëfishojmë financimin për bujqësinë. E dyta, ta garantojmë ujitjen sepse aty fillon problemi. Mungesa e sistemit të ujitjes dhe të kullimit është problem. E treta, naftën me patjetër të heqim akcizën, të heqim taksën e qarkullimit. E katërta, ta heqim TVSH-në e plehrave, ta reduktojmë TVSH-në e farërave. Dhe e pesta, të garantojmë tregun po ta rajonalizojmë prodhimin, se ndryshe nuk bëhet”, tha Rama.
Për kreun e Partisë Socialiste kjo qeveri po e lë më keq se ç’e gjeti fshatin shqiptar.
Shumica e tregtarëve janë vetë prodhues të produktit bujqësor. Çfarë prodhojnë e nxjerrin në këtë treg për të siguruar mbijetesën. Aty mbërrijnë produkte bujqësore nga Korça e Lushnja, po rrëfimet e bujqve janë të gjitha njësoj, për rënien e fuqisë blerëse, të cilës i bashkohen edhe çmimet e larta të naftës, të plehrave kimike, dhe në përgjithësi të të gjithë inputeve bujqësore.
“Nuk ka leverdis më të mbjellim. Me farat, me plehrat në stratosferë çmimet. Nuk na leverdis t’i shesim më. Të mbash domaten këtu, cilësisë të parë dhe të mos fitosh asgjë”, thonë bujqit.
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15.9%
-
Jo
78.7%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 207
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21