Rama me veteran e të përndjekur 
"Dosjet e sigurimit do t'i hapim"
Rrisim pensionet, ju dëmshpërblejmë

Rama me veteran e të përndjekur <br />Rrisim pensionet, ju dëmshpërblejmë">
TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka bashkuar në një sallë, në ambientet e Kryeministrisë, veteranët e luftës me të përndjekurit e regjimit komunist në një takim, ku ka marrë pjesë dhe Ministri i Mbrojtjes Mimi Kodheli e Ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj.

1 muaj nga hapja e tunelit anti-bërthamor Bunk’Art, ku deklaroi iniciativën për të hapur dosjet, Rama theksoi vullnetin konkret për të nisur procesin, bazuar në modelin gjerman. “Në këtë përpjekje pas një deformimi skandaloz, ku më shumë se kudo tjetër është folur për të shkuarën, dhe ku njerëzit e së shkuarës janë bërë për të deformuar të tashmen, dhe në të bëjmë hapin e munguar të hapjes së dosjeve. Meritojnë që të gjithë të dinë plotësisht se çka ndodhur në të shkuarën. Jo për revansh, as për hakmarrje, por për të vendosur një raport të ndershëm me historinë.

Si në të shkuarën në këto 20 vjet, dosjet janë tundur për të bërë politikë, e për të trembur kundërshtarët politikë. Kush ka kërcënuar më shumë me hapjen e dosjeve mbase ka më shumë për të fshehur. E kush ka treguar dosjet, e jo problemet reale, e ka bërë si shejtan budallai për të hedhur një gur djallëzisht në lumë e për të kapërcyer një tjetër lumë, ndërkohë që tjerët shkonin për të nxjerrë gurin e shejtan budallallëkut. Gjithë ky proces, i ngritur mbi modelin gjerman, do na mundësojë që të lehtësojmë këtë barrë të së shkuarës dhe të mos kemi më nëpër këmbë, hijen e të shkuarës, që ustallarët e të shkuarës na i vërtisin”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi tha se do të ngrihet Instituti i Memories, si pikë referimi për të lexuar të shkuarën. Por Rama tha se javën tjetër do nisë shpërndarja e këstit të 4-t, ndërsa qeveria e kaluar, apo qeveritë e tjera, s’kanë arritur të japin më shumë se këstin e dytë. Rama nënvizoi se brenda 2015, do bëhet dëmshpërblimi i të gjithë ish-të përndjekurve mbi moshën 75 vjeç, ndërsa deri në fund të mandatit të gjithë detyrimeve për të këtë kategori personash. “Këtë vit janë 1639 ish-të përndjekur që kanë përfituar këstin e tretë, e do vazhdojë pagesa edhe në ditët e fundit, dhe për 700 të tjerë”, tha Rama.

Ai tha se deri më tani ka pasur persona që shpërdoruan fondet e të përndjekurve, ata që deri dje ishin shërbëtorë të komunizmit e se pas rrëzimit të regjimit, ndërruan xhaketë. “Përndjekje imorale, e një kohe të re me ustallarë të vjetër, të dalë nga barku i kohës së vjetër, që rendën ta kthejnë xhaketën, duke  u tërbuar kundër komunizmit që deri dje i kishin shërbyer komunizmit.

Por si ata skuthat e aftë për të bërë karrierë në çdo regjim, duke iu ofruar servilizmin e bashkëpunimin ekstrem, të çdo regjimi e çdo epoke”, tha ai. Rama foli edhe për skemën e re të pensioneve, ku do jenë të fituar si ish-të përndjekurit ashtu dhe veteranët e luftës, që do rriten dhe më 2015.

Ish-të përndjekurit, Veliaj: “Javën që vjen nis ndarja e këstit të 4 të dëmshpërblimit”
Në një takim me veteranët e ish-të përndjekurit në ryeministri, ministri i Mirëqenies Sociale e Rinisë Erjon Veliaj ka deklaruar se nga java tjetër do të nisë ndarja e këstit të katërt të dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit. “Këtë vit rikthyem shpërblimet për këtë kategori që s’janë shpërblyer kurrë”, tha Veliaj. Ndërsa duke u ndalur tek hapja e dosjeve ai premtoi se ato do hapen sipas modelit gjerman. “Ne vitin tjetër do të nisim iniciativën e hapjes së dosjes. Jo si një mënyrë hakmarrje, por për të kthyer një shoqëri më të pjekur.

Dhe kjo është arsyeja se pse ne kemi marrë modelin gjerman, që garanton transparencë dhe jo hakmarrje. Prandaj do të doja që veteranët të bëheshin pjesë e një procesi që të gjitha vendet e bllokut e kanë bërë. Çdo komb duhet të kalojë hapjen e dosjeve. Që gjenerata ime të gdhihet më e pjekur, që kjo gjeneratë të mos shkaktojë ato dhimbje që një gjeneratë tjetër ia kemi shkaktuar njëri-tjetrit”, tha Veliaj.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)