Kryeministri Edi Rama është tifoz i skuadrës italiane Juventus dhe për fitoren e mandatit të 3-të, ai ka marrë dhuratën e veçantë nga skuadra e zemrës, një bluze me emrin e tij që mban dhe numrin 3.
Teksa publikon foton e bluzës i emocionuar, Rama ka edhe një batutë për opozitën dhe këshillë për Interin që ka fituar kampionatin italian, duke i thënë që të marrin shembull nga ai dhe të tregojnë respekt për të mundurit.
"Ja edhe urimi nga Juvja për Mandatin e Tretë. Faleminderit Juve! Ju interistat silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit", shkruan Rama.