Rama merr pjesë në homazhet në
nderim të akademikut Kristo Frashëri

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot homazhe në nderim të historianit dhe akademikut të shquar shqiptar Kristo Frashëri, i ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare.

Në 75 vjet të aktivitetit të tij profesional, Kristo Frashëri pasuroi historinë e Shqipërisë me hulumtime dhe fakte të panumërta, duke i lënë shqiptarëve një trashëgimi të shquar dhe të përjetshme.

Në ceremoninë e homazheve të zhvilluar në “Akademinë e Shkencave” në Tiranë, Kryeministri Edi Rama vendosi një kurorë me lule dhe la një mesazh në librin e ngushëllimeve në nder të tij.

Në këtë ceremoni ishin gjithashtu të pranishëm miq, kolegë, personalitete të politikës, të botës akademike, si dhe qytetarë të thjeshtë.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën