Kryeministri Edi Rama do të marri pjesë në datat 28-29 gusht në Konferencën Ndërkombëtare të Forumit Strategjik të Bled, në Slloven raporton gazetari i Report Tv, Ermal Qori.

Fillimisht, më 28 gusht nis paneli i liderëve, për ti hapur rrugë diskutimeve me tematika të ndryshme, duke adresuar sfidat aktuale, por edhe të së ardhmes, ku fjalë në diskutim do  ketë edhe Rama.

Konferenca ndërkombëtare e Forumit Strategjik të Bled është konferenca kryesore në Evropën Qendrore dhe Juglindore që do të zhvillohet çdo vit në fund të verës në Bled, Slloveni.