Rama merr titullin në Francë,ish-
deputeti i LSI:I le hienat pa gjumë

Rama merr titullin në Francë,ish-<br />deputeti i LSI:I le hienat pa gjumë
Kryeministri Edi Rama është nderuar me urdhrin “Komandant i Legjionit të Nderit”, vlerësimi i lartë që jep Franca.
 
Ky nderim ka bërë krenarë shumë shqiptarë të cilët nuk kanë hezituar të komentojnë në profilin e Ramës në Facebook.
 
Por ndër ata që kanë përgëzuar Ramën për këtë vlerësim të lartë ka qenë edhe ish-deputeti i LSI-së, Shkëlqim Selami i shkarkuar pak kohë më parë në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
 
Selami ka uruar Ramën për titullin ndërsa nuk ka kursyer edhe ironinë për ata që ai i cilëson hiena.
 
“Urimet më të mira për ketë titull të lartë dhe të merituar! Nuk kam hallin tënd se nuk të bëjnë shumë përshtypje titujt, po kam hallin e hienave që do i lësh pa gjumë hahaaaa”,
i komenton Selami.
 
Ndërsa deputeti i PS Vlorë, Fatmit Toci është shprehur se ky është një nderim që u është akorduar shumë pak shqiptarëve.
 
“Kur të nderon Franca shumëkush duhet të heshtë dhe të reflektojë… Ky është një nderim që pak shqiptarëve u është akorduar që nga koha e Napoleonit që e krijoi këtë titull të lartë, një vlerësim që i bëhet gjithë kombit shqiptar në këtë prag integrimi…”,ka komentuar Toci. 
 
Kryeministri Rama është shprehur se ia ka kushtuar këtë titull Shqipërisë, gruas, nënës, fëmijëve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve.
 
“I prekur thellë nga nderimi i Presidentit të Republikës Franceze, që më akordoi titullin e lartë të Komandantit të Legjionit të Nderit! Ky është një titull që i'a kushtoj Shqipërisë; gruas, nënës, fëmijëve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e mbështetësve, të njohur e të panjohur, brenda a jashtë vendit. Vetëm besimi e mbështetja e tyre, më kanë mundësuar të bëj çfarë kam mundur, në gjithë këto vite përpjekjesh për të ndryshuar Tiranën, bërë Shqipërinë shtet me dinjitet dhe përmirësuar jetën e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi”,
ka shkruar kryeministri në postimin e tij.

shkelqim selami

toci

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës, Karabina: Policia tentoi ta manipulojë, ngjarja dëshmon degradimin e shtetit! Të hetohen organet kompetente

Vrasja e Egli Progës, Karabina: Policia tentoi ta manipulojë, ngjarja dëshmon degradimin e shtetit! Të hetohen organet kompetente